Dy persona të cilët ishin të angazhuar si komisionerë në zgjedhjet e fundit nën dyshimin për mashtrim me vota dhe marrje ryshfeti po vuajnë masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Pavarësisht se a do të shpallen fajtor apo jo, të njëjtit nuk do të mund të angazhohen në cilësi të komisionerëve apo stafit tjetër të KQZ-së, në procese të tjera zgjedhore.
Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili tha se në të gjitha rastet kur KQZ vëren se procesi zgjedhor cenohet nga komisionerët atëherë emrat e tyre i dërgon në Prokurori të Shtetit dhe veprimi tjetër tha se është moslejimi i të njëjtëve që të marrin pjesë në zgjedhje të tjera si komisionerë.
Sipas tij, krejt kjo bëhet me qëllim të ruajtjes së integritetit të proceseve zgjedhore edhe në të ardhmen.
“Në rastet kur KQZ vëren se procesi zgjedhor cenohet nga persona të ndryshëm, në këtë rast komisionerët apo stafi tjetër, atëherë KQZ këto raste, emrat e tyre i dërgon në Prokurorinë e Shtetit për veprime të mëtutjeshme ligjore. Po ashtu, hap tjetër që ndërmerr KQZ është moslejimi i angazhimit në zgjedhje i personave të cilët janë pjesë e proceseve hetimore nga ana e institucioneve të drejtësisë për shkak se kanë kryer vepër penale kundër të drejtave të votimit. Këto veprime KQZ i ndërmerr me qëllim të ruajtjes së integritetit të proceseve të ardhshme zgjedhore. Pra, është një masë të cilën e zbaton KQZ çdo herë”, tha ai.
Për ta pamundësuar angazhimin e të njëjtëve, Elezi tha se kanë miratuar dy rregulla zgjedhore që e saktësojnë këtë çështje.
Po ashtu, ai bëri të ditur se në proceset e kaluara zgjedhore KQZ-ja ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’ju ndaluar angazhimin atyre që janë dyshuar apo janë shpallur fajtor për manipulim me vota.
“Për të pamundësuar angazhimin e personave të dënuar për manipulime ose që janë pjesë e proceseve hetimore dhe gjyqësore, KQZ-ja ka miratuar dy rregulla zgjedhore që e saktësojnë këtë çështje. Përmes rregullës zgjedhore për emërimin e anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve dhe rregullës tjetër për emërimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit, KQZ-ja tregohet e kujdesshme ndaj procesit zgjedhor, sepse nuk lejon angazhimin e personave që janë duke u hetuar, nëse janë të dyshuar apo nëse janë shpallur fajtor për vepra penale që kanë cenuar procesin zgjedhor. Nëse flasim përgjithësisht për proceset zgjedhore të viteve të fundit, mund të themi se me dhjetëra apo qindra raste janë proceduar nga ana e KQZ-së në Prokurorinë e Shtetit dhe se të njëjtit nuk janë lejuar që të angazhohen në proceset pasuese zgjedhore”, tha Elezi.
Komisionerët e KQZ-së janë vënë në qendër të kritikave pas dyshimeve se kanë manipuluar votat brenda listave të partive, duke rrezikuar që të dëmtohet procesi zgjedhor për të cilin ka pasur lëvdata. Madje, ka pasur ide që komisionarët që zgjidhen nga partiakë të mos lejohen të numërojnë votat në të ardhmen./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi