Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve-KOMF, i cili përfaqëson njëzet e dy organizata jo qeveritare dënon ashpër aktet e dhunës së vazhdueshme të ushtruara ndaj nxënësve nga ana e mësimdhënësve në Republikën e Kosovës.
Ditën e djeshme është publikuar në media një storie në të cilën prezantohet rasti i dhunës së profesorit të shkollës fillore “Fan Noli” në Kamenicë ushtruar ndaj nxënësit gjatë pushimit në mes të orëve mësimore.
Sipas deklaratës së nxënësit dhe prindit, profesori përmes dhunës, duke goditur nxënësin, i shkakton lëndim trupor duke i dëmtuar organin vital, veshin.
KOMF apelon tek organet kompetente të marrin urgjentisht masat adekuate bazuar në legjislacionin në fuqi.
“Dhuna dhe veprimet e tilla të ushtruara nga mësimdhënësit, bien në kundërshtim me Ligjin për Arsimin Parauniversitar të Republikës së Kosovës, Rregulloren QRK- nr. 21/2013 për Protokollin për Parandalimin dhe Referimin e Dhunës në Institucionet e Arsimit para-universitar, Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe rregulloret përkatëse të punës së mësimdhënësve.
Sipas Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, ndëshkimi fizik apo çfarëdo forme tjetër e ndëshkimit është i ndaluar në të gjitha institucionet arsimore dhe aftësuese, qofshin ato publike ose private.
“Gjithashtu Kodi Penal i Republikës së Kosovës, ka sanksionuar rastet e keqtrajtimit, frikësimit apo fyerjet ndaj fëmijës, dhe kur kjo bëhet nga personi zyrtar duke keqpërdorur detyrën apo autorizimet e tij, personi i tillë rrezikon dënimin me burg nga 6 muaj në 5 vjet. Kur vepra penale kryhet ndaj viktimës së ndjeshme duke i dëmtuar organin vital, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet për veprën penale. KOMF konsideron se organet kompetente urgjentisht duhet të ndërmarrin masat disiplinore dhe ligjore për rastin në fjalë. Nëse veprimet e tilla vërtetohen dhe kualifikohen në kundërshtim me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, atëherë duhet të iniciohet menjëherë procedura penale ndaj profesorit i cili ka ushtruar dhunë ndaj nxënësit në fjalë”, thuhet në reagim.
Po ashtu, KOMF i bën thirrje organeve përgjegjëse për të nisur menjëherë ofrimin e shërbimeve si dhe ndërmarrjen e të gjitha masave me qëllim të rikthimit të nxënësit në procesin mësimor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa