Frikë gjatë rrugëtimit për në shtëpi të Gjermanisë, pasi aeroplani kishte një dështim mekanik në të cilin udhëtonte ekipi e detyroi pilotin të bënte një ulje emergjente të paplanifikuar në Edinburg.

“Die Mannschaft” ishte duke u kthyer nga Islanda pas fitores 4-0.


Llogaria në Twitter e federatës gjermane ka raportuar menjëherë për incidentin, duke konfirmuar se nuk ka ndonjë dëm.

"Siguria në radhë të parë. Ndalesë e sigurt si masë paraprake në Edinburg. Prej aty, janë planifikuar udhëtime vajtje -ardhje individuale", ka thënë federata në Twitter në orën 6 të mëngjesit.

Avioni lëshoi ​​një kod 7700,që do të thotë urgjencë në ajër. Kjo mund të nënkuptojë harxhimin e karburantit ose ndonjë problem teknik në avion.

Screenshot 6 5

Kur një avion që transmeton këtë kod ka përparësi mbi të gjithë të tjerët dhe mbështetet menjëherë nga stacionet tokësore.

Për këtë arsye, fluturimi që duhej të ulej në Salzburg u bë emergjent në Edinburg. /Telegrafi/

telegrafi sport app