Kolona te Dheu i Bardhë, pritje deri në dy orë për të hyrë në Kosovë

Pika kufitare Dheu i Bardhë mbetet më e ngarkuara edhe gjatë ditës së sotme.
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në këtë pikë janë krijuar kolona në të dy drejtimet, si në hyrje, ashtu edhe në dalje nga Kosova.
Qytetarët po presin deri në dy orë për të hyrë në vend, ndërsa pritjet për dalje arrijnë deri në 30 minuta, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare situata paraqitet më e qetë.
Qarkullimi është i lirë dhe hyrja apo dalja nga Kosova mund të bëhet brenda pak minutash, pa vonesa të theksuara. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































