Kolegë dhe bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe pranë fotografisë së artistit të madh, Shaqir Hoti, i cili vdiq mbrëmjen e së shtunës. Vdekjen e tij po e vlerësojnë si humbje të madhe për folklorin dhe në përgjithësi për kombin shqiptar.
Këngëtari Ilir Shaqiri tha se nga Hoti mësuan shumë gjëra, mbi të gjitha mësuan folklorin burimor shqiptar. Ai kërkoi që pasurinë e trashëgimisë kulturore të cilën e la pas baca Shaqë të mblidhet nga institucionet tona të kulturës dhe të gjitha të bëhen bashkë në Muzeun Kombëtar.
“Baca Shaqë, siç e quanin ne muziktarët e Kosovës, është njeriu i cili na mësoi shumë gjëra dhe na i mësoi ato që nga rrënja për folklorin tonë burimor, për folklorin e lashtë shqiptar në përgjithësi. Ne arritëm që të marrin shumë nga ky njeri tepër i urtë, profesionistë, i veçantë, i papërsëritshëm. Nuk e kemi edhe një të këtillë sepse ai vet ndërtonte instrumentin, vet e punonte, krijonte melodinë mbi atë instrument, interpretonte, e shkruante atë melodi dhe na jepte ne si dhuratë që ta plasojmë më tutje te shoqëria e gjerë. Uroj që ajo pasuri e trashëgimisë sonë kulturore të mblidhet nga institucionet tona të kulturës dhe të gjitha të bëhen bashkë në muzeun tonë Kombëtar”, tha ai.
Homazhe bëri edhe ish-ministri i Kulturës, Valton Beqiri, i cili Shaqir Hotin e vlerësoi si një njëri me vlera të veçanta kombëtare që i dha shumë muzikës shqiptare.
“E humben sot një njeri me vlera të veçanta kombëtare dhe jo vetëm; një njeri të butë, të urtë, të sinqertë, të dashur, por edhe një artist të vërtetë. Një njeri që diti dhe arrit të ruajë vlerat e muzikës sonë shqiptare. Një njeri që kurrë nuk thoshte jo dhe i jemi mirënjohës për të gjitha veprat që i ka lënë pas”, tha ai.
E, për dikën Shaqir Hoti ishte motiv që të vazhdojë karrierën në muzikë.
Fatmir Makolli, instrumentalist, pasi bëri homazhe tha për KosovaPress se vdekja e Hotit është një humbje e pakompenzueshme.
“Bacën Shaqë ka 40 vjet që e njoh, prej kur kam qenë si fëmijë, kur pata shkuar në Radio Prishtinë, për t’i incizuar disa melodi me çifteli. Aty e mbaj mend që pat pritur baca Shaqë, atëherë punëtor i ish-RTP-së, dhe kur i dëgjoj meloditë e mia u afrua dhe më tha: djalosh mos e lësho çifteli prej dore, je në rrugë të mbarë. Ato fjalë të tij kanë qenë për mua një impresionim që kanë shërbyer si motiv që të vazhdoj dhe të merrem me çifteli. Më vonë iu kam bashkëngjit bacës Shaqë me bashkëpunime me instrumentet e tija. Mendoj që vdekja e bacës Shaqë është një humbje e pakompensueshme për familjen, komunitetin artistik dhe për muzikantët në përgjithësi”, tha ai.
Shaqir Hoti ishte njëri prej kultivuesve më të mëdhenj të repertorit tradicional/folklorik me mbi 180 kompozime – me këngë e valle por edhe me bashkëpunime të ndryshme në projekte për kolona zanore. Ishte nismëtar i zejes së krijimit të instrumenteve muzikore dhe me duart e tij krijoi mbi 1000 sosh. Njihet në veçanti për kultivimin e okarinës – të parën prej dheu që e krijoi në vitin 2010 për të vazhduar më tej me shumë të tjera formash dhe madhësish të ndryshme.
Ishte shpikës dhe inovator i shumë llojeve të reja të instrumenteve frymore me bazë në instrumentet ekzistuese folklorike të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aktori Armond Morina detyrohet t'i paguajë 100 mijë euro Ministrisë së Kulturës

Djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ndër të parët ka shkruar parullën: Kosova Republikë!

LUM LUMI

Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

Hakmarrja e Mustafa Krujës për vrasjen e Luigj Gurakuqit: E kthen vrasësin nga Italia në Shqipëri, të vdesë ngadalë - duke vuajtur!

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

"Fundi i NATO-s nuk është larg", paralajmëron admirali amerikan

Kush fitoi e kush humbi mandatin në Kuvend, legjislatura e nëntë pritet të jetë më efektive

Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Mësohet përmbajtja e zarfit të zi për Gjestin: Ai nuk do të mund ta ditojë çmimin e plotë të Big Brother VIP Albania

Publikohen pamjet e plota: Çfarë bëri Gjesti pas arratisjes nga muri dhe si u rrethua nga rojet e sigurisë