Gëzim Çela, një personazh shumë i njohur i botës së errët të krimit ndërkombëtar do të ekstradohet nga Kosova drejt Shqipërisë.
Ministria e Drejtësisë në Shqipëri ka publikuar të martën një informacion mbi kërkesën për ekstradimin e shtetasit Gezim (Gëzim) Çelaj alias Çela nga Kosova në Shqipëri. Ky konsiderohet një prej personazheve më të njohur të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë.
Ekstradimi i tij do të bëhet me procedurë të thjeshtuar, pasi ky shtetas ka dhënë pëlqimin për t`u ekstraduar drejt Shqipërisë.
Kërkesa për ekstradimin e shtetasit të lartpërmendur bazohet në vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për caktimin ndaj tij të masës së sigurimit “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka dhënë dënimin me 10 vjet e 8 muaj burg, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Kush është Gëzim Çela
Gëzim Çela është nga fshati Fushë-Kuqe i Kurbinit. Prej më shumë se 9 vitesh është shpallur person në kërkim nga Policia Shqiptare, i akuzuar për një laborator droge të zbuluar në Fushë-Kuqe dhe një tjetër në Pejë të Kosovës.
Emri i tij ka nisur të regjistrohet në skedat e Policisë që kur ishte 22 vjeç dhe u dënua për herë të parë nga Gjykata e Triestes në Itali për shfrytëzim prostitucioni.
Për vite me radhë ai është akuzuar e dënuar disa herë në mungesë, në Itali dhe në Shqipëri, por edhe kur është arrestuar nuk ka qëndruar gjatë në burg. Ia ka dalë me raporte mjekësore false, duke shpikur sëmundje që nuk i kishte.
Më 21 nëntor 2012 Gëzim Çela u arrestua në aeroportin “Nënë Tereza” në momentin kur po deportohej nga Turqia pasi kishte kryer dënimin me 6 vjet burg nën akuzën e trafikut të drogës.
U arrestua sepse ishte në kërkim nga Italia, ku akuzohej si kreu i një organizate kriminale shqiptare. Gjykata e Triestes e kishte dënuar me 19 vite burgim. Por ai arriti të lirohet e të shmangë ekstradimin, siç kishte bërë edhe më herët.
Përmes raporteve mjekësore false, të lëshuara nga Spitali Ushtarak, sikur vuante nga kanceri në kocka.
Ai u lirua edhe kur u kap në vitin 2001 me qëllim ekstradimi. Në atë kohë ai ishte i dyshuar edhe për vrasjen e 3 policëve në Udine, ngjarje që më vonë u mbyll dhe u shpall i pafajshëm.
Kërkesat për ekstradim nga Italia, rezulton i dënuar me 22 vite burg
Në kërkesën për ekstradim janë përshkuar disa vendime penale që e shpallin atë fajtor, përveç atij për të cilin është dënuar nga drejtësia shqiptare. Së dyti, në vendimet e dënimit janë përfshirë episode të tjera krimesh, që nuk janë shqyrtuar nga gjykatat shqiptare.
Vendimi i Gjykatës së Modenas, datë 4 prill 2002, i parevokueshëm. Gëzim Çela është dënuar me 4 vjet burgim e 1 mijë euro gjobë. Akuzohet se ka kërcënuar një shtetase me qëllim që ta detyronte të ushtronte prostitucion, si dhe e ka dhunuar duke e goditur me grushte.
Vendimi i Gjykatës së Modenas, datë 12 maj 2004, pjesërisht i riformuar nga vendimi i Gjykatës së Apelit të Bolonjës, datë 5 dhjetor 2006. Gëzim Çela është dënuar 4.5 vite burgim dhe 6 mijë euro gjobe, vendim i parrëzuar që ka marrë formë të prerë më datë 1 qershor 2007. Akuzohet për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese dhe dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri.
Vendimi i Gjykatës së Modenas, datë 11 tetor 1995, i parevokueshëm, që ka marrë formë të prerë, më 1 dhjetor 1995. Çelaj është dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim dhe 165 euro gjobë. Akuzohet për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese dhe krijimi i organizatës kriminale.
Vendim i Gjykatës së Udines, datë 12 nëntor 2011, i parevokueshëm, që ka marrë formë të prerë më 7 prill të vitit 2000. Çelaj është dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim dhe 413 euro gjobe. Akuzohet për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese.
Dënimi i përgjithshëm nga bashkimi i dënimeve, siç rezulton nga urdhri i ekzekutimit të Prokurorisë së Modenas, datë 8 shkurt 2010, është 11 vjet, 10 muaj e 29 dite burgim dhe rreth 8 mijë euro gjobe. I është falur një dënim me 3 vjet burg dhe rreth 900 euro gjobë.
Vendim i Gjykatës së Apelit Trieste, datë 5 dhjetor 2008, që ka marrë formë të prerë më 17 mars 2011. Çela është dënuar me 10 vjet e 11 muaj burgim dhe 150 mijë euro gjobe. Akuzohet për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese, favorizim i emigracionit klandestin, shoqatë të tipit mafioz dhe të huaj e armëmbajtje pa leje.
Sipas Urdhrit te Ekzekutimit te Prokurorit pranë Gjykatës së Udines, Zyra e Ekzekutimit Penal, datë 28 gusht 2012, në bashkim të dënimeve, për Gëzim Çelën është caktuar një dënim i vetëm prej 22 vjet, 9 muaj e 29 ditë burgim dhe 158 mijë euro gjobë.
Droga e paketuar në Fushë- Kuqe?
Në muajin gusht 2023, policia goditi disa trafikantë droge, të cilët po bënin shkëmbimin e lëndës narkotike, të kokainës me kanabis, në mes të detit Adriatik. Ajo vuri në pranga shtetasit Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë, ish-shef policie; Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, nipi i Gëzim Çelës i njohur si ‘baroni i kokainës’, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar në vitin 2014, pasi forcat speciale gjetën në vilën e tij 18 kilogramë kokainë, 150 kilogramë kanabis dhe një laborator lëndësh narkotike. Në të njëjtin aksion në Kosovë u sekuestruan 50 kilogramë heroinë dhe kokainë që dyshohej se ishin paketuar në Fushë Kuqe.
Operacioni “Flakë në det” çoi në pranga edhe Dritan Metajn, ish- shefi i Komisariatit të Laçit, si i përfshirë në trafik droge dhe ‘grup të strukturuar kriminal’.
Në lidhje më këtë operacion edhe 3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim, ku mes tyre ishte edhe Gëzim Çela, i cili ndodhej jashtë Shqipërisë. Gëzim Çela, ka qenë i dënuar për “shfrytëzim prostitucioni”. Policia dyshonte se ai dyshohet e përdorte vilën e tij në Fushë- Kuqe për trafik droge.
Çela u arrestua nga policia por u lirua nga gjykata shqiptare me argumentit se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Më pas ai u arrestua sërish se kishte falsifikuar kartelën mjekësore, por u la në “arrest shtëpie”. Kur policia rrethoi shtëpinë e Çelës në Mamurras ai nuk ishte më aty.
“Flakë në det”
Në pranga gjatë operacionit “Flakë në det” ranë edhe Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë dhe Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë. Po ashtu u arrestuan edhe dy shtetas nga Ukrania Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç dhe Kostiantyn Biellon, 44 vjeç. Dy ukrainasit të cilët udhëtonin me velierën me drogë, ishin nisur nga Mali i Zi. Ata i vunë flakën velierës dhe tentuan të ikin me një varkë shpëtimi, por u arrestuan. Në det policia gjeti 23 kg kanabis pranë vendit ku u fundos anija e djegur.
Në të njëjtën kohë që bëhej ndërhyrja nga deti, efektivët e Repartit “RENEA” kanë ndërhyrë nga toka, në ambientet e një restoranti në lagunën e Patokut, ku po qëndronin disa shtetas që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike.
Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me SPAK-un, u bë arrestimi për veprat penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizatat kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”./RTSH
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani në drekë pune me ambasadorët e vendeve të BE-së, flasin për integrimin evropian të Kosovës
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t’i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia
Shkupi, Tetova dhe Kumanova me ndotjen më të madhe të ajrit
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë
Zogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli
Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro
Ushtarë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit