Koja: Është e rëndësishme që Maqedonia të bëjë regjistrimin e popullsisë

Clemens Koja, kreu i Misionit të OSBE-së në Shkup, në një intervistë për AIM-n tha se regjistrimi është një operacion shumë i rëndësishëm statistikor për Maqedoninë pas gati 20 vjet pa të.
“Është inkurajuese që disa nga partitë e opozitës mbështetën miratimin e Ligjit të Regjistrimit, edhe pse nuk kishte konsensus të plotë. Pas gati 20 vjetësh, është e rëndësishme që vendi të kryejë një regjistrim, pasi ai do t’u mundësojë institucioneve qeveritare të zhvillojnë dhe zbatojnë politika për përfitimin e qytetarëve bazuar në të dhëna të azhurnuara. Sipas mendimit tim, ligji është përgatitur sipas praktikave dhe standardeve më të mira të institucioneve të ndryshme me kompetencë në këtë fushë, siç janë Komisioni Ekonomik i OKB-së për Evropë dhe Eurostat”, përgjigjet Koja.
Ai thotë se shumë shtete anëtare të OSBE-së po planifikojnë regjistrim këtë vit, ndërsa thelbësore në pandemi do të jetë sigurimi i shëndetin të të gjithë atyre që janë të përfshirë në kryerjen e regjistrimit.
“Regjistrimi nuk është çështje e OSBE-së dhe shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së përdorin modele të ndryshme. Shumë vende pjesëmarrëse planifikojnë të kryejnë regjistrimin këtë vit. Operacioni statistikor këtë vit do të jetë një sfidë sidomos duke pasur parasysh pandeminë Covid-19. Është e rëndësishme për Qeverinë të krijojë protokolle të qarta për të siguruar sigurinë dhe shëndetin e regjistruesve në terren dhe familjeve që do të anketohen. Përvoja nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare në korrik 2020 më jep besimin se protokollet e vendosura do të ndiqen”, shtoi Koja./Tele
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri