George Harrisoni e donte trupën Monty Python, ndaj e krijoi kompaninë “HandMade Films” për ta realizuar filmin “Life of Brian” (Jeta e Brajanit) dhe për të rehabilituar industrinë filmike të Britanisë së Madhe. Pjesë të shkrimit të gazetarit Nicholas Barber, të publikuar në ditoren Guardian, Telegrafi ua sjell më poshtë.
Në vitin 1978, kur “Jeta e Brianit” e Monty Pythonëve ishte gati të xhirohej, kryetari i EMI-t, Lord Delfont, e lexoi skenarin që kishte blerë kompania e tij. Nuk e pëlqeu. Ishte aq i tmerruar sa që menjëherë hoqi dorë nga kjo ndërmarrje. Ndaj, Pythonëve u duhej të siguronin shpejtë dy milionë funte.
Eric Idle kishte ide: të telefonimin George Harrisonin, personit më të pasur që njihte. Harrison, në anën tjetër, e konsultoi menaxherin e tij amerikan të biznesit, Denis O’Brien, i cili sugjeroi që ta financojnë filmin.
Ish-anëtari i grupit The Beatles do ta quajë këtë “bileta më e shtrenjtë e kinemasë e lëshuar ndonjëherë”. Por, si mund ta shihte ndryshe komedinë e re të Monty Pythonëve?
Kështu nis historia e “HandMade Films”, që është subjekt i dokumentarit të quajtur “Studio aksidentale”. Është kjo një histori e miqësisë dhe mosmarrëveshjeve, e suksesit dhe dështimit, e kompanisë së pavarur që megjithatë bëri disa klasikë të kinemasë britanike: “Life of Brian”, “The Long Good Friday”, “Time Bandits”, “Mona Lisa”, Withnail” dhe “I”.
Në librin e Robert Sellersit, “Djali shumë i prapët: Rrëfimi i vërtetë mahnitës i ‘HandMade Films’”, Idle thotë: “Nëse e shikoni industrinë e filmit britanik (në vitet 1980) dhe e hiqni ‘HandMade Films’, nuk do të mbetet asgjë”. Por, në atë kohë, kompania nuk kishte asnjë nominim Bafta. “Ata me të vërtetë u injoruan “, thotë Ben Timlett, koregjisor i “Studios aksidentale”.
Historia e “HandMade Films” është vërtetë një histori dashurie: është dashuria që Harrison kishte për Monty Pythonët. Kur episodi i parë i Cirkut Fluturues të Monty Pythonëve u transmetua në vitin 1969, Harrison e dërgoi një letër nëpërmjet BBC-së (ata kurrë nuk e morën atë, thotë Michael Palin), ku shprehej se fryma djallëzore e grupit The Beatles emigroi te Monty Python.
Duke e sjell në jetë “Jetën e Brajanit”, Harrison kuptoi më vonë se donte t’i ndihmonte njerëzit krijues – pavarësisht nëse kjo nuk do të kishte kuptim komercial. “Nëse diçka është vërtet e mirë”, thoshte ai, “e meriton të bëhet.”
Kjo nënkuptonte se “HandMade Films” vuri bast te ata që bënin regji për herë të parë dhe te aktorët e panjohur, ndërsa shpëtonte vazhdimisht filmat që studiot tjera i kishin refuzuar. Sekreti ishte te pozitiviteti i Harrisonit. “Nëse besonte se ke pasion”, thotë Ray Cooper, “ai do ta realizonte ëndrrën”.
Cooper (perkusionist që ka punuar me rok grupet më të mëdha të kohës), angazhohet në kompaninë e Harrisonit si lexues i skenarëve. Teksa ishte në gjendje të dëgjonte dhe të bënte muzikë me të tjerët, kjo kishte rëndësi edhe për kompaninë. Pastaj, mungesa e përvojës në film ishte plus tjetër.
“Njerëzit në ‘HandMade Films’ nuk vinin me shumë bagazh”, thotë Bill Jones, koregjisor i “Studios aksidentale” dhe i biri i anëtarit të Monty Pythonëve, Terry Jones. “Ata nuk ndiqnin trendët. Ata thoshin: nëse ke ide, ne e mbështesim”.
Një pjesë e rëndësishme e punës së Cooperit ishte të balanconte dëshirat e Harrisonit me ato të partnerit të tij, O’Brien. Harrison ishte i kënaqur të mbante kompaninë të vogël dhe personale, siç nënkuptonte titulli, ndërsa O’Brien shpresonte ta bënte një studio të madhe ndërkombëtare, duke bërë gjithnjë e më shumë filma të shtrenjtë. Për më tepër, donte të mbikëqyrte anën artistike dhe financiare të kompanisë, duke armiqësuar dhe krijuesit. “Denis gjithnjë e më shumë ishte i bindur se idetë e tij ishin më të mira se idetë tona”, ka thënë Terry Gilliam.
“Denis përpiqej të bënte kompaninë të pavarur, që të mos kishte nevojë për paratë e Harrisonit”, thotë Timlett. “Nuk ishte gjë e keqe për t’u provuar, por këtu nisi gjithçka keq”.
Kështu, bëhen filmat e dobët “Water” dhe “Shanghai Surprise”. Dhe, dështimet nuk ndaleshin…
“Kam ndjenjën se Harrisoni kurrë nuk e ka marrë veten nga kjo”, ka thënë Palin në librin e Robert Sellersit. “Mbeti bujar, por u ndie i rrezikuar dhe nisi të tërhiqej. Pasi ndodhi kjo, fundi ishte në horizont”.
Pas viteve të hershme të lavdishme, “HandMade Films” investoi në filma që mezi shihnin dritën e ditës ose errësirën e kinemasë. Nën kontrollin e O’Brienit, kompania humbte pare dhe Harrisoni besimin. Më 1991 vjen fundi. Emri i kompanisë dhe katalogu u shitën tre vjet më vonë. Harrison e paditi O’Brienin në vitin 1995 dhe i fitoi 11.6 milionë dollarë dëmshpërblim.
Megjithatë, kjo ishte ëndërr e madhe. Në vetëm një dekadë “HandMade Films” ishte përgjegjës për një numër të qasjeve filmike që nuk do të bëheshin sot. Dhe, për një kohë, Harrison kishte kënaqësinë të mbështeste miqtë e tij.
Pjesa më e prekshme e “Studios aksidentale” janë pamjet e festës së 10-vjetorit të kompanisë, më 1989. Të gjithë e dinin se ditët e kompanisë ishin të numëruara. Por, aty është edhe fjalimi me humor i Harrisonit ku deklaron ndjenjat e tij për Monty Pythonët – ndjenjat që e kishin futur në biznesin e filmit. “Unë i dua aq shumë”, thotë ai, “por ata do të ishin të turpëruar nëse do ta kuptonin këtë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
ASHIK QERIBI
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”
Kanuni i Skënderbeut, vepër monumentale e kulturës sonë
Piro Milkani në një rrëfim për jetën: “E pabesueshme, por e vërtetë”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme