Kodheli: Do të qëndrojmë krah aleatëve

Në këtë ceremoni pritjeje, prezent janë edhe Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu.
Kodheli, në fjalën e saj ka deklaruar se kthimi i këtij kontingjenti shënon përmbylljen me sukses të angazhimit të trupave shqiptare në misionin ISAF. Teksa vlerësoi kontributin e dhënë nga “Eagle 8” dhe nga trupat e tjera ushtarake të dërguara në Afganistan që nga viti 2010 në luftën kundër terrorizmit, Ministrja e Mbrojtjes shprehu vendosmërinë e Shqipërisë për të qenë në Afganistan përkrah aleatëve ndërkombëtarë, duke kontribuar me profesionalizëm. Kodheli deklaroi gjithashtu se rajoni i veprimit të “Eagle 8” ka qenë kështjella e aktiviteteve terroriste në jug të Afganistanit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/08/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































