Kodak Ektra në Android po vjen në treg!

Kodak ka njoftuar se telefoni i tyre i ri në Android, Ektra, do të arrijë në SHBA dhe Kanada në tremujorin e dytë të këtij viti.
Më konkretisht, kompania ka bërë të ditur se pajisja do të jetë e gatshme për para-porositje në të dyja vendet prej muajit prill.
Njoftimi është bërë i ditur nga kompania në shfaqjen Consumer Electronics Show që është duke u zhvilluar në Las Vegas.
Sa i përket çmimit, është zbuluar se pajisja do të kushtojë 549 dollarë në tregun amerikan dhe kanadez. Në ndërkohë, Ektra tashmë është e gatshme në tregun evropian dhe shitet për 499 dollarë.
Specifikat kryesore të pajisjes përfshijnë procesorin Helio X20, ekranin Full HD prej 5 inçëve, RAM memorien prej 3GB, hapësirën prej 32GB, kombinimin e kamerave prej 21MP/13MP dhe baterinë prej 3,000 mAh.



















































