BE-ja pret zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke përfshirë edhe marrëveshjen mbi formimin e komunave serbe.
Kjo, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, është thënë në Bruksel nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic para fillimit të një raundi të ri të dialogut teknik në mes të Beogradit dhe Prishtinës, i cili fillon më vonë këtë pasdite në Bruksel dhe vazhdon deri të mërkurën.
“Si gjithmonë, dhe për një kohë të gjatë, ne presim zbatimin e plotë të asaj që ishte rënë dakord në dialog. Kjo vlen edhe për çështjen e Asociacionit, si dhe marrëveshjeve të tjera, të tilla si energjia. Kjo është pritja jonë. Puna në këtë kuptim është intensifikuar. Këto takime në ditët në vijim janë dëshmi konkrete që jemi duke punuar”, citohet tu ketë thënë Kocijancic gazetarëve.
Ajo gjithashtu ka njoftuar se gjatë raundit të ri të dialogut teknik, i cili fillon sot, do të flitet për implementimin e marrëveshjeve tashmë të arritura në dialog.
“Në mënyrë të veçantë janë Asociacioni i Komunave Serbe, energjetika, menaxhimi i integruar i kufirit, ura në Mitrovicë dhe liria e lëvizjes”, ka njoftuar Kocijancic.
Ajo shtoi se pas dialogut tre-ditor në nivel teknik më vonë këtë javë në Bruksel, do të ketë një tjetër takim në kuadër të dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës.
“Të premten, përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini ka thirrur presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në një takim në nivelin më të lartë, ku ata do të diskutojnë normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve, por edhe të shohim se si ka shkuar zbatimi i marrëveshjeve të dialogut”, njoftoi Kocijancic.
E pyetur nëse bisedimet teknike midis Beogradit dhe Prishtinës janë një lloj përgatitje për dialog në nivel të lartë politik, zëdhënësja e Komisionit Evropian ka sqaruar se takimet e grupit të punës janë të fokusuar veçanërisht në zbatimin e asaj që është rënë dakord. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës