LAJMI I FUNDIT:

Koci thotë se është dhënë strishoja e nënës së Faton Hajrizit: Nuk ka asnjë arsye të mos lirohet trupi

Koci thotë se është dhënë strishoja e nënës së Faton Hajrizit: Nuk ka asnjë arsye të mos lirohet trupi
Foto: Ilustrim

Avokati, Arianit Koci, njëherësh i autorizuar si përfaqësues i familjes së Faton Hajrizit për tërheqjen e trupit të pajetë të të ndjerit, ka bërë të ditur se tashmë është dhënë strishoja e nënës së Hajrizit.

Koci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se tanimë nuk ka asnjë arsye të mos lirohet trupi pas kryerjes së analizës së strishos.

“Strishoja e gojës e nënës së Faton Hajrizit është dhënë. Çdo gjë ka shkuar sipas planit tim. Zonja është me mua, rrugës për në Skenderaj. Tanimë nuk ka asnjë arsye të mos lirohet trupi, posa të kryhet analiza e strishos”, ka shkruar Koci.


Ndërkaq, avokati, Arianit Koci i cili është i autorizuar si përfaqësues i familjes së Faton Hajrizit për të tërhequr trupin e pajetë të të ndjerit, Faton Hajrizi kishte qëndruar disa ditë në Serbi për të bërë tërheqjen e trupit të Hajrizit.

Ndryshe, ditë më parë i arratisuri nga burgu i Smrekonicës në Kosovë, Faton Hajrizi, është raportuar të jetë vrarë nga autoritetet në Serbi.

Hajrizi ka qenë në kërkim nga autoritetet serbe, pasi më 18 korrik është raportuar se e ka vrarë një zyrtar policor serb dhe e ka plagosur një tjetër, gjatë një kontrolli rutinor në Lloznicë të Serbisë, qytezë në afërsi me Bosnje-Hercegovinën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori