Në Colmar të Francës nesër vendoset nëse Ramush Haradinaj do të ekstradohet në Serbi apo do të lirohet përfundimisht nga fletëarrestet e Beogradit.
Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pret lirimin e tij nga gjykata franceze në Colmar, ku po mbahet që nga data 4 janar kur është arrestuar sipas një fletarresti të Serbisë, nën akuzat për krime lufte.
Serbia ka kërkuar ekstradimin e tij dhe nxjerrjen para gjykatave serbe, ndërsa Haradinaj thotë se në aktakuzën e Serbisë, me të cilën kërohen estradimi, “nuk ka asgjë të re me të cilën nuk është përballur edhe në Hagë”, ku dy herë është shpallur i i lirë ndaj akuzave për krime lufte.
Seanca ku do të shqyrtohet kërkesa e Serbisë për ekstradim, do të fillojë në orën 14.00 në Colmar. Avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci pohon se “kërkesa e Serbisë për ekstradim është e pabazuar”, e madje edhe “keqpërdorim i rëndë i të drejtës ndërkombëtare nga ana e Serbisë”. Avokati Koci pohon se kërkesa e Serbisë për ekstratikm “është politike”. Këto pohime i dëshmon me deklaratat e politikanëve në Serbi: Kryeministrit, ministres së Drejtësisë dhe ministrit të Jashtëm.
“Mos të harrojmë se Aleksandar Vuçiq ka qenë Ministër për Informacion në kohën e Millosheviqit dhe Ivica Daçiq ka qenë zëdhënës i partisë SPS”, pohon Koci.
Sipas palës mbrojtëse, “pushtetarët e Serbisë nuk do t’ia falin kurrë Haradinajt, anagazhimin e tij për pavarësinë e Kosovës dhe luftimin e politikës gjenocidale të pushtetit të Millosheviqit”.
Avokati Koci është i bindur se Haradinaj do të lirohet nesër në Colmar nga të gjitha akuzat.
Politikanët serbë bëjnë presion
Së fundi jo vetëm organet juridike dhe krerët e shtetit por edhe disa deputetë serbë kanë kërkuar ekstradimin e Haradinajt në Serbi. Shefi i deputetëve të partisë SNS (partia e presidentit Nikoliq dhe kryeministrit Vuçiq), Aleksandar Martinoviq ka deklaruar në një takim me dy deputetë francezë, se “Serbia pret ekstradimin e Haradinajt në Serbi”.
Martinoviq pohon se “të gjithë popujt në rajon kanë qenë viktimë e luftërave të kaluara, por populli serb në Kosovë e Metohi ka qenë një prej viktimave më të mëdha. Ndaj presim nga drejtësia franceze që Haradinajn ta ekstradojë në Serbi.”
Eksperti gjerman Christian Tomuschat ka deklaruar për Deutsche Wellen pak ditë pas ndalimit të Haradinajt në aeroportin e Baselit dhe dërgimit të tij në Colmar, se Haradinaj mund të ekstradohet dhe gjykohet vetëm nëse ka ndonjë akuzë për krime që nuk janë trajtuar në Tribunalin e Hatgës. Ekstradimin në Serbi nuk e besojnë as shumë analistë serbë.
Në deklaratat e tyre për DW ata thonë se më parë është i mundur ekstradimi i tij në Gjykatën Speciale në Hagë se sa në Serbi. Ndërsa Haradinaj mendon se kjo nuk do të trajtohet fare si mundësi. “Më Gjykatë speciale se Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavi, i themeluar nga OKB, nuk ka. Dhe atje unë jam shpallur dy herë i lirë”, ka deklaruar Haradinaj në një intervistë me DW, të zhvilluar ditë më parë. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
PZAP refuzon ankesat e LVV-së për anulimin dhe përsëritjen e votimit jashtë vendit

Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në SHBA

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja