Këshilli për Mbrojtjen, të Drejtat dhe Liritë e njeriut ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore për largimin e 6 familjeve nga pronat e uzurpuara në lagjen “Dardania” të kryeqytetit.
KMLDNJ vlerëson se dëbimi masiv është shkelje e të drejtave të njeriut.
Përmes një reagimi për media, thotë se e njeh pronën private si diçka të patjetërsueshme dhe e drejtë e njeriut por jo kur ajo fitohet me ligje diskriminuese duke favorizuar serbët dhe duke diskriminuar shqiptarët sikur që është vepruar në kohën e Milosheviqit e që sipas tyre, shembuj eklatantë janë Kisha politike, vendbanimet e pastra etnike dhe banesat e YU program që kanë pasur karakter dhe kolonizues.
KMLDNJ vlerëson se pas përfundimit të luftës në shumicën e këtyre banesave janë vendosur shqiptarë që u janë shkatërruar shtëpitë, nuk u janë ndërtuar ato shtëpi apo ka edhe të tillë që nuk kanë dashur të kthehen në vendet e origjinës.
“Disa serbë përfitues të YU programit ua kanë shitur banesat e tyre shqiptarëve ndonëse këto banesa i kanë fituar në bazë të ligjeve diskriminuese të regjimit serb”, thuhet në reagimin e KMLDNJ-së.
KMDLNj gjithashtu thotë se e ka përcjellë intervenimin e Policisë së Kosovës me datë 19 shtator 2016 dhe konstaton se kjo gjendje ka mundur të evitohet dhe se përdorimi i forcës së tepruar nga ana e Policisë sikur edhe nga ana e banorëve ka qenë e panevojshme.
“Të marrësh vendim që brenda një dite t’i dëbosh në mënyrë të dhunshme 131 familje me së paku 1000 banorë mund të ketë mbështetje ligjore por mund dhe është shkelje e të drejtave të njeriut dhe në disa raste të drejtat e njeriut janë më të rëndësishme se një vendim gjykate sepse lehtë çojnë deri te pasojat e paparashikueshme duke e paguar këtë edhe me jetën e njerëzve…”, thuhet në reagim.
“Ka shumë banesa të uzurpuara të cilat nuk janë liruar sepse është bërë një marrëveshje me shfrytëzuesit”, thotë KMLDNJ.
Për rastin e ndërtesës së Lagjes Dardania, KMDLNj propozon të arrihet një “armëpushim” 6 mujor, midis pronarëve të banesave dhe të shfrytëzuesve të banesave të cilët nuk mund të konsiderohen dhe nuk janë pronarë të ligjshëm.
“Kjo do të ishte kohë e mjaftueshme për të bërë zgjidhje e cila do t’u krijonte mundësi banorëve, ose t’i blejnë këto banesa nëse për këtë ekziston mundësi ose të gjejnë tjetër vend për banim, nëse nuk do të ketë marrëveshje”.
“Nëse këto banesa janë pronë e Ndërmarrjes Banesore e KMDLNj mendon se do të kontestohet gjatë bisedimeve në Bruksel atëherë Ndërmarrja Banesore mund t’ua ofrojë shfrytëzuesve të banesave t’i blejnë ato me çmime të tregut që do të ishte krejtësisht normale. KMDLNj i bënë me dije shfrytëzuesit e këtyre banesave se ata nuk janë pronarë të banesave ndonëse i kanë paguar detyrimet (rrymë, ujë, nxehje, tatim) dhe se nuk kanë asnjë vendim që atyre ua njeh këtë të drejtë. Nëse arrijnë një marrëveshje me pronarët e ligjshëm të këtyre banesave atëherë kjo marrëveshje është e plotfuqishme në aspektin ligjor në të kundërtën duhet të bëjnë një zgjidhje banimi”, thuhet ndër të tjera në reagimin e KMLDNJ-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale