LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj: Ultimatumi i Mogherinit i pamoralshëm

KMDLNj: Ultimatumi i Mogherinit i pamoralshëm

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, kohë më parë, pasi u bë publik vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës prej 10% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja pati reaguar duke kërkuar që kjo taksë të bëhet së paku 50% për faktin se këto dy shtete, përveç se nuk e njohin Republikën e Kosovës, me të gjitha forcat po punojnë për shkatërrimin e saj, në të gjitha fushat madje edhe aty që nuk ka të bëjë me çështje politike siç janë sporti, kultura, liria e lëvizjes, liria e bashkëpunimit joqeveritar, etj.

Në raportet midis dy shteteve, vendosja e kësaj mase nuk është e arsyeshme kur ato raporte janë normale apo në përputhje me dokumentet ndërkombëtare e që respektohen nga të dyja palët.

Në rastin konkret , kjo masë është e nevojshme dhe e domosdoshme e cila e mbron prodhuesin vendorë, e mbron cilësinë e prodhimit, e lufton kontrabandën dhe evazionin fiskal sikur që e mbron qytetarin dhe shtetin dhe në anën tjetër e sfidon diskriminim e hapur dhe zbatimin e standardeve të dyfishta që BE ua bënë Kosovës dhe qytetarëve të saj.


“Trajtimi që BE ia bënë Kosovës dhe qytetarëve të saj duke ua kufizuar lirinë e lëvizjes përmes mohimit të liberalizimit të vizave ndonëse i ka plotësuar të gjitha kriteret teknike është trajtim degradues, poshtërues dhe skajshmërisht diskriminues. BE, përkatësisht disa krerë të saj kanë pasur qasje vardisëse ndaj Serbisë duke e inkurajuar ndërhyrjen flagrante në punët e brendshme të Kosovës përmes formimit , mirëmbajtjes, fuqizimit dhe financimit të sistemit paralel në Kosovë. BE e ka ndarë qytetin e Mitrovicës në dy pjesë, po e pengon hapjen e urës dhe lirinë e lëvizjes duke mos e qortuar Serbinë për asnjë veprim, mospërmbushje të marrëveshjeve të nënshkruara dhe sabotim të Institucioneve të Kosovës përmes ‘Lista Srpska’”, thuhet në një komunikatë të KMDLNJ-së.

Sipas KMDLNJ-së ultimatumi jo normal i Frederika Mogherinit, si promotor e ndërhyrjes së Serbisë në punët ekskluzivisht të brendshme të Kosovës është veprim i pamoralshëm, nga pozita e të fortit dhe në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut, si vlera themelore të demokracisë e të cilat në përfundim të mandatit të saj i shkel brutalisht.

Institucionet e Kosovës nuk duhet t’i nënshtrohen këtij Ultimatumi të pamoralshëm por duhet të shkojnë përtej këtyre masave ndaj Serbisë duke e zbatuar reciprocitetin 100%.

Institucionet e Kosovës duhet t’i pezullojnë bisedimet në afat të pacaktuar derisa Kosova të trajtohet nga BE në bazë të atyre standardeve me të cilat po trajtohet Serbia dhe vendet e rajonit. Kosova , nga BE dhe disa burokratë të saj nuk po trajtohet si duhet por po keqtrajtohet në kundërshtim me të drejtat elementare të njeriut.

Institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin masa ligjore ndaj të gjitha atyre bizneseve vendore që e përfaqësojnë, promovojnë dhe zbatojnë interesin ekonomik të Serbisë duke e dëmtuar Kosovën për aq kohë sa nuk do të ketë reflektim pozitiv të Serbisë dhe ndërprerje të trajtimit poshtërues nga BE ndaj qytetarëve të Kosovës.

Qytetarët e Kosovës nuk duhet të blejnë prodhime nga Serbia dhe Bosnja deri në tejkalimin e situatës së krijuar nga Serbia dhe Bosnja e që kanë qëndrim armiqësorë.

Kosova duhet, ose të sillet si shtet, ose të dorëzohet para kriminelëve të vendit, Serbisë dhe Bosnjës dhe të cilët BE po i përkrah për shkak të oportunitetit politik dhe projekteve që po zhvillohen në dëm të Kosovës.

Të drejtat e njeriut e kanë dhe njihen si të drejta universale e që garantohen nga Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut nga Kombet e Bashkuara dhe ato janë të pandashme; nuk ka të drejta të veçanta për Serbinë dhe Bosnjën dhe të drejta të tjera për Kosovën. Përshkallëzimin e situatës po e provokojnë politikanët e papërgjegjshëm kosovarë, shovenistët dhe institucionet shtetërore dhe kriminale të Serbisë dhe disa burokratë karrieristë dhe të pandjeshëm të BE – së kurse, pikërisht këta do të bartin përgjegjësi eventuale dhe të cilat duket të jenë të pashmangshme.

Kosova nuk kërkon asgjë përveç se të trajtohet sikur edhe vendet e rajonit, me të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë që i takojnë si shtet.

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

Lajme
Kalo në kategori