Këshilli për Mbrojtje e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut e ka quajtur shqetësim patologjik kërkesat e vazhdueshme të përfaqësues të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini për heqjen e taksës nga Kosova për produktet serbe.
KMDLNj përmes një reagimi për media thekson se edhe pas takimit “konsultativ” të Ekipit Negociator me shefen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Frederica Mogherini, çështja e taksës 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja doli të jetë çështja kryesore për zyrtarët e BE-së.
Lexoni të plotë reagimin e KMDLNj-së:
Edhe pas takimit “konsultativ” të Ekipit Negociator me shefen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogherini, çështja e taksës 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja doli të jetë çështja kryesore për zyrtarët e BE-së. Në njërën anë e kemi një ultimatum shantazhues të Federica Mogherinit për taksën e vënë nga Qeveria e Kosovës, si masë e skajshme kundër një politike skajshmërisht armiqësore dhe rrënuese të Serbisë ndaj Kosovës e për të cilën Federica Mogherini flet në gjuhën e peshkut- plotësisht hesht, së bashku me burokratët përcjellës të BE-së dhe në anën tjetër deklarimin e dyshes së Ekipit Negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti se kjo taksë nuk do të hiqet derisa Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Në mes e kemi deklaratën e presidentit Hashim Thaçi, i cili pa asnjë autorizim dhe marrëveshje me Qeverinë e Kosovës thotë se mund të shqyrtohet heqja e taksës doganore 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja nëse Kosovës i ofrohet një perspektivë e qartë për përmbylljen e bisedimeve me Serbinë, ose, siç e përsërit Thaçi përmendësh :” arritjen e një marrëveshjeje historike, detyruese me Serbinë, e kushtëzuar me njohje nga Serbia pas së cilës Kosova fiton ulëse në OKB, NATO, BE dhe në mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë …..”. Pa treguar fare përmbajtjen e marrëveshjes dhe duke e kamufluar me korrigjim të kufijve e që paraqet precedan të rrezikshëm për shtetet e Ballkanit që pikërisht çështja e kufijve ka sjellë luftëra të përgjakshme me qindra – mijëra të vrarë, mijëra e mijëra të zhdukur, miliona të shpërngulur në mënyrë të dhunshme, dhjetëra apo qindra mijëra gra të dhunuara dhe miliarda euro dëme materiale.
Presidenti Thaçi, pa mandat kushtetues ndërhyn në mënyrë flagrante në punët e Qeverisë ndonëse mandatet i kanë të ndara dhe qartë të përcaktuara dhe për këtë, si xhoker dhe kërcënim e përdorë letrën e presidentit Tramp kurse, si pykë për realizimin e këtij ‘detyrimi ndaj miqve amerikanë’ i keq-përdorë Enver Hoxhajn, z- kryeministër i Kosovës dhe kryeparlamentarin Veseli, kryetar i PDK-së duke thënë se këta janë autorë të taksës 100% e jo kryeministri Haradinaj dhe, rrjedhimisht këta paskan të drejtë ta heqin këtë tarifë doganore.
Në bisedimet, deri më tani të pakushtëzuara midis Kosovës dhe Serbisë, tash e kemi një kushtëzim shantazhues, së pari nga Serbia, nga Federika Mogerini dhe burokratët përcjellës si puna e Johannes Hahn, nga Bosnja, disa ndërkombëtarë (ambasadorë dhe politikanë) së fundi edhe nga presidenti Thaçi se nuk ka vazhdim të bisedimeve pa heqjen e taksës 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja.
Këto janë kërcënime 100% në adresë të kryeministrit Haradinaj se, nëse nuk iu bindet këtyre kërkesave shantazhuese atëherë mund të shkarkohet për faktin se po i bllokon dhe pengon vazhdimin e bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë në kohën që, po në këto bisedime janë bërë dëme të pariparueshme për Kosovën. Federica Mogherini, nuk brengoset aspak për qytetarët e Kosovës që dhunohen duke pritur deri në 8 orë në kufirin me Serbinë gjatë kthimit në shtetet perëndimore në kohën kur temperaturat bien nën 10 gradë, nuk brengoset se Serbia ka ndërtuar dhe e mirëmban sistemin paralel kriminal në të gjitha fushat, se nuk jep informacione për afërsisht 1650 qytetarë të Kosovës të të gjitha nacionaliteteve që janë të zhdukur, që organizon fushatë të egër për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, që vret politikanë serbë në Kosovës, që BIA e Serbisë maltreton, merr në pyetje dhe shantazhon qytetarë serbë të Kosovës, bartës të pozitave të larta politike dhe publike (Stankoviq dhe Petroviq), që i detyron pjesëtarët – ushtarët e FSK-së të komunitetit serb të tërhiqen duke iu kërcënuar familjet dhe djegur veturat e shumë veprime tjera terroriste ndaj serbëve të Kosovës dhe vet Kosovës.
KMDLNj ka përkrahur taksën 100% si dhe ka kërkuar që të zbatohet reciprociteti 100% ndaj Serbisë për aq kohë sa Serbia të reflektojë si një shtet normal dhe nuk ndërhynë në punët e brendshme të një shteti sovran dhe të pavarur. Kushtëzimi , përveç se është vepër penale në të njëjtën kohë është edhe shkelje flagrante e të drejtave të njeriut dhe si i tillë, jo që nuk duhet të pranohet por duhet të dënohet.
KMDLNj vlerëson se taksa 100% e vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e ka arritur qëllimin në shumë fusha: mbrojtjen e prodhuesve vendorë, gjetjen e tregjeve alternative për eksport si dhe gjetjen e mundësive të tjera për importimin e mallrave e që janë importuar nga Serbia dhe Bosnja ndërsa, në planin vetëdijesues është arritur fitorja më e madhe sepse qytetarët e Kosovës, në masë të madhe i refuzojnë këto mallra.
Kushdo që e heq këtë taksë 100% e bënë për shkak të presionit të madh shantazhues dhe KMDLNj është e vetëdijshme se kjo masë edhe mund të suspendohet pas një kohe, për t’i lënë rrugë të hapur bisedimeve të cilat , për momentin, për shkak të mungesë absolute të transparencës janë një pikëpyetje e madhe mirëpo beson dhe thërret qytetarët e Kosovës që kësaj trysnie dhe shantazhi t’i jepet një përgjigje e merituar; të mos e blejnë asnjë prodhim nga Serbia dhe Bosnja, deri në krijimin e kushteve të pranueshme nga Kosova dhe qytetarët e saj. Bojkotimi i mallrave nga Serbia dhe Bosnja duhet të jetë i përgjithshëm. Nëse nuk mund ta pengojmë hyrjen e këtyre mallrave për shkak të kërcënimeve, shantazheve, mashtrimeve përmes premtimeve, atëherë duhet ta bëjmë atë që mundemi; të mos blejmë mallra nga Serbia dhe Bosnja dhe t’i bojkotojnë bizneset kosovare që politikën e tyre afariste e ndërtojnë duke pasur për themel mallrat nga Serbia dhe Bosnja.
KMDLNj do të përkrahë çdo qeveri që e zbaton reciprocitetin ndaj Serbisë, që i mbron prodhuesit vendorë dhe që e mbron tregun kosovarë përmes vendosjes së taksave, në përputhje me sjelljet e atij shteti, në rastin konkret të Serbisë dhe Bosnjës.
Frederica Mogherini, në vend që patologjikisht i mbron mallrat nga Serbia dhe Bonja duke kërkuar heqjen e taksës 100% duhet të brengoset se në sajë të mashtrimeve dhe premtimeve i ka ngujuar 2 000 000 qytetarë të Kosovës në një geto të madhe duke iu pamundësuar lëvizjen e lirë, si e drejtë elementare e njeriut e të cilin kufizim nuk e ka asnjë qytetarë tjetër i shteteve evropiane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A