Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, pas arratisjes së një të burgosuri nga QKUK, ka ripërsëritur se duhet ndërtuar një spital brenda sistemit të burgjeve.
Sipas KMDLNj-së, ndërtimi i një spitali brenda burgjeve do të ketë shumë anë pozitive.
Siç thuhet në komunikatën e bërë nga KMDLNj, për të burgosurit do të zvogëloheshin shpenzimet, transporti do të ishte midis institucioneve korrektuese dhe vetëm në raste të jashtëzakonshme, të privuarit nga liria do të detyrohen të vendosen në QKUK apo në Spitalet Rajonale, transmeton Telegrafi.
“Këto ikje nuk janë se ndodhin për herë të parë për faktin se në QKUK apo Spitalet Rajonale nuk ka dhoma të sigurta, andaj disa të dënuar simulojnë sëmundje për të krijuar mundësi pastaj për arratisje. Në këtë kontekst KMDLNj ka kërkuar që në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës të ndërtohet një spital vetëm për personat e privuar nga liria ku do të trajtoheshin të gjithë të paraburgosurit dhe të dënuarit që janë në institucionet mbajtëse në territorin e Kosovës. Këto praktika janë në të gjitha vendet e rajonit dhe janë treguar të suksesshme. Nuk është në rregull dhe as e pranueshme që në korridoret e QKUK-së apo Spitalet Rajonale të sillen pacientët, të paraburgosurit dhe të dënuarit, personeli shëndetësor si dhe personeli korrektues (policët). Në këto rrethana nuk ka siguri për askënd dhe janë kushtet ideale për arratisje të të privuarve nga liria. Me ndërtimin e Spitalit për të burgosurit, ndjeshëm do të zvogëloheshin shpenzimet, transporti do të ishte midis institucioneve korrektuese dhe vetëm në raste të jashtëzakonshme të privuarit nga liria do të detyrohen të vendosen në QKUK apo në Spitalet Rajonale. Në rrethanat ekzistuese Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve është nën gërshërë të përgjegjësisë; nëse i dërgon të privuarit nga liria në institucionet shëndetësore, krijon mundësi për arratisje ndërsa, nëse nuk i dërgon, identifikohen si shkelës të drejtave të njeriut nga organizatat monitoruese për të drejtat e njeriut. Ndërtimi i spitalit për të burgosur brenda burgjeve do ta ulë korrupsionin, gjithashtu edhe nepotizmin sikur që do ta mënjanonte në masë të madhe trajtimin diskriminues që po zbatohet tani duke favorizuar, pa arsye objektive kastën e VIP të burgosur dhe duke diskriminuar të burgosurit me probleme të mëdha shëndetësore e që presin shumë për trajtim për shkak të statusit të tyre”, thuhet në reagim.
Sipas KMDLNj-së, forcimi i dukurisë të dërgimit të pakontrolluar dhe të pamonitoruar të personave të privuar nga liria në QKUK dhe Spitale Rajonale është praktikë e mbrapshtë që e pengon ngritjen profesionale të Shërbimit Shëndetësor të Burgjeve dhe i lë pa vend pune oficerët korrektues dhe shëndetësorë aq më parë që Shërbimi Korrektues i Kosovës ka mungesë stafi, sidomos të Njësisë për Përcjellje dhe Siguri.
Kurse, siç thuhet tutje, Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve ka mungesë të stafit profesional për shkak të kushteve të rënda të punës dhe mungesës së stimulimit material për punë të rëndë, në kushte të rënda.
“Deri atëherë do të luhet ping-pong midis oficerëve korrektues dhe punëtorëve të sigurimit të QKUK-së dhe Spitaleve Rajonale për adresimin e përgjegjësisë ndërsa personat e privuar nga liria do të vazhdojnë të arratisen”, thuhet në reagimin e bërë nga KMDLNj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell
Tentoi me mjet të mprehtë të sulmoj fizikisht zyrtarin policor në Gjakovë, i dyshuari largohet në drejtim të panjohur
Alarme për bomba në disa shkolla në Maqedoninë e Veriut
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër