Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka bërë të ditur se pasi ta kenë materialin gjyqësor për rastin Sylejman Selimi, do të dalë me një raport i cili do t’i evidentojë shkeljet e mundshme pas së cilave, do të kërkojë përgjegjësi ndaj atyre që kanë bërë shkelje eventuale.
KMDLNj njofton se gjendja shëndetësore e të dënuarit Sylejman Selimit nuk është e mirë dhe ajo mbahet nën kontroll me një terapi të përditshme për shkak të dhembjeve të mëdha të kokës nga migrena, si dhe për shkak të problemeve reumatike.
Monitorues të KMDLNJ-së gjatë një vizite në Qendrën Korrektuese në Dubravë, u takuan me të dënuar dhe të paraburgosur që kishin kërkuar të vizitohen nga ky Këshill.
Lexoni të plotë njoftimin e KMDLNJ-së:
“Më 5 nëntor 2018, monitorues të KMLNj – së në kuadër të mandatit që e kanë dhe në bazë të Marrëveshjes së nënshkruar me Ministrinë e Drejtësisë vizituan Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Fillimisht u takuan me drejtorin e Q.K.D, z. Jeton Neziraj, me bashkëpunëtorë dhe pastaj vazhduan monitorimin e objekteve të synuara dhe takim me të dënuar dhe të paraburgosur që kishin kërkuar të vizitohen nga KMDLNj. Qendra Korrektuese në Dubravë është shndërruar në një kantierë pune ku janë duke u rinovuar dy pavijone sikur edhe ‘Spitali’ i Qendrës Korrektuese. Monitorues të KMDLNj –së vizituan N.N , i paraburgosur që kishte filluar grevën e urisë, i pakënaqur me shërbimet shëndetësore.
KMDLNj gjithashtu takoi të dënuar për të ashtuquajtur radikalizëm islamikë të cilët iu treguan monitoruesve për diskriminimin që iu bëhet në fushën e përfitimit të benficioneve, lirimit me kusht dhe transferimeve në vuajtje të dënimit në institucionet mbajtëse e që janë afër familjeve. KMDLNj konstaton se ndaj kësaj kategorie të të privuarve nga liria ushtrohet një trajtim diskriminues krahasuar me të tjerët dhe se ndaj tyre ka shkelje të të drejtave të njeriut që i parasheh Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.
KMDLNj ka shumë vërejtje në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe thekson se QKD nuk ka kapacitete profesionale dhe materiale për t’i përmbushur nevojat e të privuarve nga liria sidomos për raste më të rënda andaj e sheh si domosdoshmëri ndërtimin e një spitali për nevoja të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Zgjidhjet që janë bërë deri më tani nuk janë zgjidhje, por përpjekje për zbutje të vuajtjeve e që në planin afatgjatë seriozisht e rrezikon shëndetin e të privuarve nga liria.
Shkurtimi drastik i pushimeve në shtëpi, furnizimi jo i kënaqshëm me artikuj që janë nevojë për të dënuarit është shqetësim i të dënuarve por edhe i KMDLNj – së.
KMDLNj e konsideron si nevojë të domosdoshme një reformë të thellë të SHKK sikur edhe plotësimin e stafit me profesionistë të rinj, duke e mundësuar pensionimin e parakohshëm, me një pension 70% prej rrogës aktuale shkaku se afërsisht 100 të punësuar kanë probleme shëndetësore të natyrave të ndryshme.
KMDLNj ka identifikuar kushtet jo të mira të punës së stafit korrektues, si në aspektin e pagës për punën që e bëjnë ashtu edhe për stafin që punon në ndërrimin e natës për të cilët nuk sigurohet një shujtë që e kanë stafin që punon gjatë ditës.
Mungesa e koordinimit midis Panelit për Lirim me Kusht dhe institucioneve të mbajtjes shkakton shumë pakënaqësi te të dënuarit që kanë aplikuar për lirim me kusht dhe të cilët nuk informohen me shkrim në kohë për vendimin e Panelit ose nuk informohen fare. Këtë shqetësim KMDLNj e ka adresuar edhe më parë te Paneli për Lirim me Kusht e që vërehen përmirësime të vogla por jo edhe informim të plotë.
KMDLNj është i brengosur edhe për arsyetimin e Panelit në rast se refuzohet kërkesa për faktin se ai ka gjithmonë një përmbajtje të njëjtë, të përgjithësuar dhe nuk e arsyeton bindshëm refuzimin.
Gjatë kësaj vizite monitoruese të KMDLNj – së, vizituan Sylejman Selimin me të cilin biseduan për gjendjen shëndetësore që e ka dhe zhvillimet e fundit për çka Sylejman Selimi është deklaruar publikisht duke pohuar se ndaj tij po bëhen shkelje flagrante të drejtave të personave të privuar nga liria e që hyjnë në kompetencat e KMDLNj – së, organizatë për të drejtat e njeriut për faktin se edhe të privuarit nga liria ndonëse janë të privuar nga disa të drejta ( të rregulluara me ligjet në fuqi) nuk janë të privuar nga të drejtat tjera e që respektohen në të gjitha shtetet dhe që janë të rregulluara me LESP – in.
Gjendja shëndetësore e të dënuarit Sylejman Selimit nuk është e mirë dhe ajo mbahet nën kontroll me një terapi të përditshme për shkak të dhembjeve të mëdha të kokës nga migrena sikur edhe për shkak të problemeve reumatike. Gjatë vizitës së KMDLNj – së, monitorues të kësaj organizate kishin qasje në “arsenalin” e barërave që përdorte Sylejman Selimi sikur që u vërtetuan se vetëm me injeksione të qetësuesve, përkohësisht mbahej nën kontroll kokë dhembja. Përkundër kësaj gjendjeje shëndetësore, Sylejman Selimi i deklaron KMDLNj – së se nuk kërkon trajtim të veçantë shëndetësorë dhe se ka parasysh mundësitë që ofrohen në QKD për trajtim shëndetësorë.
Sylejman Selimi i ka deklaruar KMDLNj – së se është refuzuar kërkesa e tij për lirim të parakohshëm nga Paneli për Lirim me Kusht ndonëse i ka plotësuar kushtet e parapara; ka vuajtur 2/3 të dënimit, më shumë se 1 vit është shfrytëzues i beneficioneve (vikendeve në shtëpi), nuk ka asnjë vërejtje nga stafi dhe ka gjendjen shëndetësore të përkeqësuar.
Gjatë takimit me KMDLNj – në, Sylejman Selimi ka shfaqur pakënaqësi të madhe shkaku se Gjykata Supreme nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila ka gjetur shkelje të procedurës dhe ka kërkuar rishqyrtim të lëndës.
Për këtë arsye, i dënuari Sylejman Selimi i ka deklaruar KMDLNj – së se mbahet kundërligjshëm më shumë se pesë (5 muaj) , pa vendim të gjykatës dhe se përmes shkeljes së ligjit atij i shkelen të drejtat elementare të njeriut. Për ta vërtetuar këtë thotë se në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës janë shkarkuar apo dorëhequr dy presidentë të Kosovës me një procedurë shumë të përshpejtuar.
I dënuari Sylejman Selimi thotë se nëse gjykata përkatëse merr vendim për hetime ndaj atij duhet t’i ndërrohet statusi, nga i dënuar në të paraburgosur dhe jo të mbahet në vuajtje të dënimit, pa vendim të gjykatës, pas një procesi të montuar politik, me vetëm një dëshmitar dhe pa e ditur identitetin e personit se kinse është rrahur, që qenka nga Shipoli por, pa emër dhe mbiemër.
Këtë proces dhe këtë gjykim e quan të pashembullt dhe pa asnjë të ngjashëm në praktikat e drejtësisë ndërkombëtare dhe vendore. Sylejman Selimi e konsideron veten të përjashtuar nga çdo mbrojtje për faktin se Gjykata Supreme, më shumë se pesë (5 muaj) nuk e zbaton rekomandimin dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, si autoritet suprem i drejtësisë në Kosovë. Për këtë arsye, i dënuari Sylejman Selimi dyshon se prapa vendimit jolirues të Panelit për Lirim me Kusht dhe prapa refuzimit të zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga ana e Gjykatës Supreme të Kosovës është një ndërhyrje e faktorit politik vendor dhe ndërkombëtar duke mos përmendur emra të individëve apo institucioneve që qëndrojnë prapa këtyre ndërhyrjeve.
KMDLNj pasi ta ketë në disponim tërë materialin, gjyqësorë për rastin Sylejman Selimi do të dalë me një raport i cili do t’i evidentojë shkeljet e mundshme pas së cilave, do të kërkojë përgjegjësi ndaj atyre që kanë bërë shkelje, nëse ato dëshmohen.
KMDLNj kërkon prani më të madhe të mekanizmave vendorë monitorues për Panelin për Lirim me Kusht sikur edhe rishqyrtimin e të gjitha proceseve gjyqësore që janë udhëhequr nga ndërkombëtarët e të cilat janë denoncuar pikërisht nga gjyqtarët dhe prokurorët ndërkombëtarë si të kurdisura dhe të porositura nga politika. KMDLNj e ripërsëritë dënimin e gjuhës raciste dhe fashiste që i kanë përdorur ndërkombëtarët e që janë dëshmuar në proceset e kurdisura kundër shqiptarëve”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
VLEN: Behixhudin Shehapi dhe BDI për 20 vite e shndërruan Jeni Xhaminë në muze
Siljanovska-Davkova: Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm
Barnatorja qendrore e mbushur me barna pa afat, MSh thotë se po angazhohet për asgjësim
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje