Monitorues të KMDLNj-së kanë vizituar sot deputetin Shkumbin Demaliaj, i cili po mbahet në ndalim policor 48 orësh në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë.
Sipas njoftimit nga KMDLNJ Demaliaj i ka thënë monitoruesve se ai është ftuar nga policia me telefon një ditë më herët që të shkojë në stacion policor dhe është njoftuar për arsyen e thirrjes.
“Gjatë qëndrimit të tij në Qendrën e Ndalimit është njoftuar me të gjitha të drejtat që i takojnë dhe u shpreh se nuk ka asnjë vërejtje në sjelljen e stafit të uniformuar, as gjatë marrjes në pyetje, as policëve të cilët e kanë transportuar dhe as ata të Qendrës së Ndalimit. Ai pohoi se gjatë deklarimit të tij para policëve hetues në fund ka nënshkruar procesverbalin por nuk ka marrë një kopje të tij.
Atij i është treguar urdhri për ndalim. I ndaluari Demalijaj ka angazhuar avokatin e tij që e përfaqëson. Ai është shprehur se nuk ka probleme shëndetësore pasi është pyetur edhe nga oficerët e Qendrës për Ndalim. KMDLNj konstaton se gjatë arrestimit, marrjes në pyetje dhe mbajtjes në Qendrën e Ndalimit, ndaj z. Demalija janë respektuar të drejtat e parapara me ligj për persona të privuar nga liria”, thuhet në njoftim të KMDLNJ-së.
KMDLNj kërkon që masa e arrestit me burg të shqiptohet vetëm si masë e skajshme dhe kur shteren të gjitha masat tjera dhe të mos të shndërrohet në rutinë dhe të keqpërdoret për qëllime politike apo të tjera.
“KMDLNj kërkon që të mos përdoren standarde të dyfishta gjatë shqiptimit të masave të arrestit dhe , në radhë të parë të merret parasysh rrezikshmëria e një deklarate publike apo interviste të dhënë mediave. KMDLNj është kundër kërcënimi që iu bëhet , qoftë bartësve të posteve institucionale , qoftë qytetarëve prandaj këtu e sheh përdorimin e standardeve të dyfishta sepse ka shumë raste kur kërcënimet ndaj qytetarëve të Kosovës kanë përfunduar me fatalitet shkaku se nuk janë marrë masat parandaluese ndaj atyre që kanë kërcënuar”, thuhet në njoftim.
Për KMDLNj është krejtësisht i papranueshëm , i kundërligjshëm dhe i është i dënueshëm kërcënimi që i bëhet Prokurorisë së Shtetit nga protestuesit që kërkojnë të anulohet aktakuza për veteranë mashtrues duke iu dhënë afat deri më 8 tetor institucioneve përkatëse.
“Prokuroria dhe Gjyqësori duhet ta bëjnë punën e tyre pa iu nënshtruar ndonjë ndikimi të mundshëm politik apo kërcënimi sikur që Prokuroria e Shtetit duhet të fillojë hetimet ndaj atyre që manipuluan me lista duke i futur në të njëjtën listë veteranët e vërtetë të UÇK-së dhe veteranët mashtrues , duke i fyer ata dhe familjet e tyre dhe duke i nënshtruar një linçimi publik”, thuhet në njoftim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame