LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Prodhuesve të Kosovës përkrah ndërtimin e shtëpisë në Suharekë

Klubi i Prodhuesve të Kosovës përkrah ndërtimin e shtëpisë në Suharekë

Anëtarët e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, të hënën kanë vënë gurë themelin e ndërtimit të shtëpisë për familjen Kabashi në Shirokë, në komunën e Suharekës, e cila u bë e mundur pas aksionit për ndihmë pas vërshimeve të fundit në këtë komunë.

Pas thirrjes së kryetarit të Qendrës së Bizneseve të Therandës, Shaqir Palushi, për ndihmë familjeve te dëmtuara nga vërshimet, anëtaret e Klubit të Prodhuesve të Kosovës i janë përgjigjur pozitivisht këtij apeli.

Pas vënies së gurë themelit, kryetari Klubit të Prodhuesve, Blerim Devolli i ka falënderuar të gjithë anëtarët për këtë donacion dhe shprehu gatishmërinë që mbështesë edhe familje të tjera në nevojë. “Klubi i Prodhuesve ka si mision fuqizimin e ekonomisë vendore por në të njëjtën kohë fokus i Klubit është edhe edukimi dhe përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve të vet.”


Ndërsa Shaqir Palushi, u shpreh që është i kënaqur me mobilizimin e anëtarëve të Klubit ndaj këtij apeli për ndihmë.

“Ky mobilizim duhet të jetë shembull dhe prodhuesit tjerë duhet të jenë të gatshëm të ju dalin në ndihmë atyre që janë në nevojë”, tha ai.

Kurse, Astrit Panxha, drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, tha që “Vlerat kryesore të Klubit të Prodhuesve janë në përmirësimin e gjendjes së prodhuesve të Kosovës, në përmirësimin e kushteve të të bërit biznes, rritjes së vlerës së produkteve kosovare, por gjithsesi edhe ngritjes së standardit të jetesës për qytetarët e këtij vendi”, theksoi Panxha.

Gjithashtu, anëtarët e Klubit të Prodhuesve gjatë kësaj vizite në Suharekë u pritën nga kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, ku biseduan për gjendjen e bizneseve në këtë komunë dhe për mundësinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

Ai, po ashtu i falënderoi Klubin e Prodhuesve për mbështetjen dhe ndërtimin e shtëpisë në fshatin Shirokë, për familjen e cila mbeti pa strehim pas vërshimeve të fundit në këtë komunë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ekonomi
Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Ekonomi
Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

Ekonomi
Kalo në kategori