LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Prodhuesve mbështet sistemin dual të arsimit në Kosovë

Klubi i Prodhuesve mbështet sistemin dual të arsimit në Kosovë

Klubi i Prodhuesve të Kosovës së bashku me Fondacionin BESA kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për zbatimin e sistemit dual në Kosovë.

Sipas njoftimit, KPK ka një kohë që avokon që arsimi dual të jetë pjesë e shkollimit profesional në vendin tonë.

“Sistemi dual i arsimit është e një rëndësie të madhe pasi kontribuon në zhvillimin e aftësive cilësore praktike që kërkohen nga punëdhënësit. Sistemi dual është një sistem në të cilin aftësimi profesional në shkolle profesionale kombinohet punën praktike me një kompani. Iniciativa për zbatimin e sistemit dual në Kosovë ka ardhur nga Fondacioni BESA, të cilët janë zotuar që të sjellin ekspertizën lidhur me këtë sistem nga diaspora në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KPK-së.


Klubi i Prodhuesve beson që ky sistem do të ketë një ndikim të rëndësishëm në rritjen e punësimit të nxënësve pas kryerjes së praktikës dhe lehtëson rrugën për punëtorë të kualifikuar edhe për prodhuesit vendor.

“Me anë të kësaj marrëveshje bashkëpunimi është pajtuar që nga muaji shtator, anëtarët e Klubit të Prodhuesve të Kosovës do të jenë kompani të cilat do të fillojnë me zbatimin e sistemit dual të mësimit, ku do të hapin dyert për ngritjen dhe praktiken profesionale të nxënësve në shkollat profesionale. Nxënësit pas përfundimit të punës praktike do të kenë mundësinë që të punësohen menjëherë në kompaninë ku janë aftësuar profesionalisht”, vijon njoftimi.

Ky do të jetë investimi më i sigurte në ngritjen e kuadrove të reja profesionale, punësimin e të rinjve, dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Kalo në kategori