Klubi i Prodhuesve ka filluar iniciativën e Rrjetit të Etiketave Private (Private Label Network Kosovo), që synon të mbështesë, zhvillojë dhe promovojë prodhuesit e etiketave private.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se "Etiketat Private (Private Label) janë një nga fenomenet më interesante në tregjet e zhvilluara, ku viteve të fundit kanë përjetuar një evolucion të fuqishëm".


Pikërisht për këtë fakt, Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka filluar këtë iniciativë e cila synon që të:

• Familjarizoj prodhuesit kosovar me këtë koncept. • Të rris eksportin e produkteve vendore duke gjetur tregje të reja për prodhuesit. • Të zhvilloj trajnime për kompanitë të cilat angazhohen me private label. • Promovimin e kompanive të cilat merren me private label. • Të zhvilloj strategji të rritjes së biznesit përmes private labels. • Rris bashkëpunimin në mes të prodhuesve, shitësve me shumicë/pakicë.