LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Prodhuesve dërgon kompanitë vendore në Panairin ‘World of Private Label’ në Amsterdam

Klubi i Prodhuesve dërgon kompanitë vendore në Panairin ‘World of Private Label’ në Amsterdam

Të martën ka filluar Panairi Ndërkombëtarë i PLMA’s “World of Private Label”, në të cilin Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka organizuar pjesëmarrjen e shtatë kompanive vendore, në kuadër të Rrjetit të Etiketave Private.

Në këtë vit në panair do të prezantohen rreth 2,800 kompani ekspozuese nga 70 vende të botës, përfshire 60 pavijone botërore. Mbi 17 mijë vizitorë tregtarë pritet të vizitojnë këtë ngjarje, duke përfshirë importuesit dhe eksportuesit, shitësit me shumice si dhe përfaqësuesit e shitjes me pakicë.

Kompanitë pjesëmarrëse në pavijonin “Made in Kosova”, janë biznese të sektorëve të ndryshme dhe kompani të njohura në vendin tonë. Pjesëmarrës në këtë edicion do të jetë kompania Cadi, Scampa, Flutra, Happy, ERC Trade, Flexograf dhe Liri.


Standi i Kosovës që gjendet në sallën numër 8 dhe pritet të frekuentohet nga vizitorë dhe pjesëmarrës të shumtë. Gjatë dy ditëve të panairit, pjesëmarrësit pritet që të rrjetëzohen, rrisin mundësitë e bashkëpunimit dhe të informohen mbi trendet e fundit sa i përket etiketave private.

Rrjeti i Etiketave Private është iniciativë që synon të mbështesë, zhvillojë dhe promovojë prodhuesit e etiketave private. Private Label Network Kosovo është në mbështetje të vazhdueshme të kompanive vendore për të promovuar produktet e tyre në panairet e ndryshme ndërkombëtare, me synimin që ato të rrisin kapacitetet prodhuese dhe të gjejnë blerës edhe në shtetet e jashtme.

Panairi ndërkombëtarë i PLMA’s “World of Private Label”, mbahet me 31 maj-1 qershor 2022 në Amsterdam të Holandës.

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Kalo në kategori