Me rastin 21 marsit – Ditës botërore të poezisë, Klubi letrar “Metafora” i themeluar nga Shoqata për kulturë “Tradita” nga Tetova organizoi manifestimin letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”. Ky manifestim tuboi në Tetovë poetë, artistë dhe shumë personalitete nga jeta kulturore nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës dhe nga Maqedonia.
Manifestimin e shpalli të hapur kryetari i Shoqatës për kulturë “Tradita”, Selam Sulejmani, ndërsa pjesëmarrës ishte edhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës në Maqedoni, Behixhudin Shehabi, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në këtë manifestim pjesëmarrës ishin edhe shumë poetë dhe artisë nga trojet shqiptare./Telegrafi/