LAJMI I FUNDIT:

Klubi kinez në momentin e fundit heq dorë nga Iniesta, spanjolli transferohet në Vissel Kobe

Klubi kinez në momentin e fundit heq dorë nga Iniesta, spanjolli transferohet në Vissel Kobe
BARCELONA, SPAIN - MAY 06: Andres Iniesta of FC Barcelona walks onto the pitch after the La Liga match between Barcelona and Real Madrid at Camp Nou on May 6, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Andres Iniesta do të luajë tre sezonet e ardhshme në ligën japoneze, përkatësisht në skuadrën e Vissel Kobes, në pronësi të Hiroshi Mikitani, CEO i Rakuten, kompania që sponsorizon Barcelonën.

Marrëveshja, e cila do të bëhet zyrtare në fund të këtij sezoni, do të lidhë mesfushorin e Fuentealbilla me ekipin japonez për tre sezone, ku spanjolli do të arkëtojë 25 milionë euro për çdo vit.

Fati i Iniestas u zbulua nga revista Cadena SER, e cila shtoi se marrëveshja përfshin krijimin e një qendre trajnimi lojtarësh duke ndjekur parimet e La Masias, e cila do të mbikëqyret nga teknikët e FC Barcelonës dhe do të ketë imazhin publik të Iniestas.


Andres Iniesta (Getty Images)

Ky i fundit njoftoi dy javë më parë synimin për të lënë klubin katalunas pas 22 vjetësh, ku tërthorazi tregoi se të ardhmen e sheh në Kinë, përkatësisht te ekipi i Chonquing Dandgai Lifanit, por në momentet e fundit nuk u arrit marrëveshja dhe futbollisti ka zgjedhur të luajë në JLS.

“Në spekulimet për ardhjen e Iniesta në Chongqing Dangdai Lifan, klubi kujton se do të këmbëngul për investime racionale. Ne nuk do të dalim kundër politikës së shpenzimeve të Federatës apo të prishim tregun e transferimeve. Do të thellojmë bashkëpunimin me Andres Iniestan, por ai nuk do të bashkohet me ne si lojtar”, tha presidenti i Chonquing Dandgai Lifanit, Gong Daxing

Miqësia mbi të gjitha, Iniesta ia dhuroi Ramosit fanellën e 'El Clasicos' së fundit
Lexo po ashtu Miqësia mbi të gjitha, Iniesta ia dhuroi Ramosit fanellën e 'El Clasicos' së fundit

Mesfushori kishte oferta të shumta edhe nga ekipet e MLS të SHBA-së dhe sidomos skuadrat evropiane, por lojtari e kishte bërë të qartë në ditën kur njoftoi largimin se nuk do të luante në një ekip që potencialisht një ditë do të luajë kundër Barcelonës, kështu që hoqi për t’u paraqitur në ndonjë skuadër të Kontinentit të Vjetër.

Theksojmë se 33-vjeçari shpreson të kthehet në Barcelonë sapo kontrata t’i përfundon me japonezët dhe t’i bashkohet strukturave teknike të klubit blaugrana, ndoshta si përgjegjës për qendrën e trajnimit të vlerave të reja, një detyrë që do ta bëjë në Kobe falë marrëveshjes së nënshkruar mes klubit japonez dhe katalunsave. /Telegrafi/

Fatmir Limaj takohet me presidentin e Barcelonës, e fton ta vizitojë Kosovën
Lexo po ashtu Fatmir Limaj takohet me presidentin e Barcelonës, e fton ta vizitojë Kosovën

Në trend Sport

Më shumë
Ramiz Brahimaj shkatërron Mickey Gall në UFC me nokaut brutal në raundin e parë

Ramiz Brahimaj shkatërron Mickey Gall në UFC me nokaut brutal në raundin e parë

Sportet Luftarake
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin

Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin

Boks
Kosovë - Lituani, UEFA cakton gjyqtarin që do ta ndajë drejtësinë

Kosovë - Lituani, UEFA cakton gjyqtarin që do ta ndajë drejtësinë

Përfaqësuesja e Kosovës
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë

Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës
Skena rrëqethëse në Holandë: Legjenda e Hungarisë pati atak kardiak, por u shpëtua falë intervenimit të shpejtë

Skena rrëqethëse në Holandë: Legjenda e Hungarisë pati atak kardiak, por u shpëtua falë intervenimit të shpejtë

Ndërkombëtare
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson

Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson

Boks
Kalo në kategori