LAJMI I FUNDIT:

Klubet tona sytë kah shorti: Ballkani, Llapi, Drita dhe Gjilani sot mësojnë kundërshtarët për garat evropiane

Klubet tona sytë kah shorti: Ballkani, Llapi, Drita dhe Gjilani sot mësojnë kundërshtarët për garat evropiane

Rrugëtimi i klubeve tona në Evropë do të nisë mesditën e sotme, me Ballkanin që do të përjetojë e para ankthin e pritjes për të mësuar se me cilin kundërshtar do t’i përballet në Ligën e Kampionëve. 

Shorti i turit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve do të hidhet në ora 12:00, ku kampioni aktual i yni e di kundërshtarët e mundshëm pasi i ka mësuar një ditë më parë.

Pesë kundërshtarët e mundshëm janë: Malmo (Suedi), Bodo/Glmit (Norvegji), HJK Helsinki (Finlandë), The Neë Saints (Uells) dhe Zalgiris (Lituani).


Këto dy skuadrat e fundit do të ishin kundërshtarët më të mirë në letër për kampionët tan për të vazhduar rrugëtimin e tyre në garën më të madhe në botë për klube.

Vetëm 60 minuta më vonë, para ekranit do të jenë tri klube tjera tona, me Dritën, Gjilanin dhe Llapin që do të presin shortin për rrethit të parë eliminator të Ligës së Konferencës.

Nënkampioni jonë Drita do të peshojë njërin nga pesë klubet si Inter Turku (Finlandë), Panevezys (Lituani), Paide Linaameeskonds (Estoni), Akademija Pandev (Maqedoni) dhe Hamran Spartans (Maltë).

Duke parë fondin e krijuar nga klubi gjilanas, Drita do të mund të përballjet me të gjithë kundërshtarët pa problem, ndërsa më i rrezikshmi konsiderohet klubi finlandez.

Gjilani që e mbylli kampionatin si i treti, mund të ketë një përballje, apo derbi shqiptar.

Kjo pasi Gjilani mund të peshkojë Laçin e Shqipërisë në short, por edhe klube si Kups (Finlandë), Mura (Slloveni), Liepaja (Letoni) dhe Zalgiris (Lituani).

Llapi, fitues i Kupës së Kosovës, do të luajë edhe këtë vit në Ligën e Konferncës, ku edhe llapjanët e dinë përafërsisht se cili kundërshtarë mund t’iu bie.

Olimpija (Slloveni), Buducnost (Mali i Zi), Torshavn (Ishujt Faroe), Griza United (Maltë) dhe St Joseph (Gjibraltar) janë kundërshtarë e mundshëm të Llapit.

Llapjanët rrezikojnë vetëm me sllovenët, pasi skuadrat tjera janë të përballueshme për skuadrën e Tahir Batatinës.

Shpresojmë që klubet tona të kenë fat dhe të marrin kundërshtarët që do të mund t’i kalonin, pasi çdo rund i kaluar vlen miliona euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori