Çfarë ndodh nëse keni dëmtim të veshkave?
Simptomat e sëmundjes së veshkave janë shpesh të ngjashme me shumë probleme të tjera të zakonshme shëndetësore dhe mund të anashkalohen në fazat e hershme të sëmundjes. Shenjat serioze të funksionit të dëmtuar të veshkave mund të mos shfaqen derisa veshkat të fillojnë të dështojnë. Prandaj konsiderohet se sëmundjet e veshkave, në varësi të sëmundjes bazë që ka sjellë apo shkaktuar dëmtimin e tyre, shpesh zhvillohen në mënyrë të fshehur, me simptoma të paqarta. Besohet se vetëm 10% e atyre që vuajnë nga sëmundje kronike të veshkave janë në dijeni për sëmundjen e tyre.
Si mund ta dini nëse keni problem me veshkat?
Disa nga simptomat të cilat mund tju bëjnë të mendoni se ndoshta diçka nuk është siç duhet me veshkat tuaja janë:
• Ndryshim në ngjyrën e urinës, turbullira ose flluska në urinë.
• Keni urinim të shpeshtë, veçanërisht gjatë natës.
• Keni urinë me gjak ose urinoni sasi të vogël.
• Keni rrjedhje të dobët të urinës dhe urinim me ndërprerje (veçanërisht meshkujt në moshë më të thyer).
• Keni ënjtje rreth kyçeve, këmbëve, duarve, fytyrës.
• Jeni anemik, keni humbje të oreksit, nauze, të vjella, ndjeni lodhje, erë dhe shije të pakëndshme në gojë.
• Keni kruajtje, lëkurë të thatë, të verdhë / zbehtë, ngërçe të muskujve.
• Keni presion të lartë të gjakut që është e vështirë të kontrollohet me ilaçe.
• Keni aritmi të zemrës.
• Tek fëmijët që kanë sëmundje kronike të veshkave, mund të vërehen vonesa në rritje, shtat i shkurtër ose zhvillim jonormal i kockave të gjymtyrëve të poshtme.
Në këtë rast, mjeku juaj do të bëjë një analizë gjaku për të përcaktuar nivelin e kreatininës dhe uresë, glicemisë, elektroliteve në të. Më pas ai do të kontrollojë urinën për praninë e proteinave, gjakut, leukociteve dhe glukozës. Ai do të kontrollojë presionin e gjakut dhe sigurisht do të kontrollojë veshkat tuaja me anë të ultratingullit. Sipas rezultateve të marra nga analizat e kryera, do të llogarisë funksionin glomerular – GFR të veshkave tuaja, që tregon se sa janë në gjendje veshkat tuaja të nxjerrin toksinat dhe ujin e tepërt nga trupi juaj.
Cila është mënyra më e mirë për të mbajtur veshkat tuaja të shëndetshme?
Në çdo vizitë te mjeku juaj, sigurohuni që të bëni testin e urinës për praninë e proteinave/mikroalbuminës, glukozës dhe leukociteve. Një ose dy herë në vit, mblidhni urinën 24-orëshe për përcaktimin e proteinave në të. Diagnoza e hershme nënkupton edhe shtyerjen e progresit të sëmundjes së veshkave.
Cilët persona kanë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje të veshkave?
Sëmundjet që çojnë në dëmtimin e veshkave përveç DM dhe Hipertensionit përfshijnë edhe sëmundjet inflamatore të veshkave – glomerulonefriti, sëmundjet kongjenitale dhe trashëgimore – sëmundjet e veshkave policistike. Sigurisht, sëmundjet që kanë të bëjnë me bllokimin e traktit urinar – gurët, prostata e zmadhuar, tumoret dhe kanceret. Kjo është arsyeja pse shqyrtimi dhe monitorimi i hershëm i sëmundjes është tepër i rëndësishëm.
Çfarë mund të bëni për të parandaluar dështimin e veshkave?
Sipas udhëzimeve të reja për pacientët me diabet mellitus, mikroalbuminuri dhe me sëmundje kronike të veshkave, presioni i gjakut cut off është <130/80 mmHg.
Përveç sasisë së reduktuar të kripës deri në 2gr/ditë, rekomandohet një marrje e reduktuar e proteinave prej 0,8-1,0gr/kg peshë trupore/ditë, aktivitet fizik i moderuar prej 30-60 minutash (ecje, çiklizëm, not). Humbje peshe (perimetri i belit nën 102 cm për burrat, nën 88 cm për gratë). Pini 2-3 litra lëng, nga të cilat të paktën gjysma e kësaj sasie të jetë ujë. Ndërprisni konsumin e alkoolit dhe cigareve. Rregullisht (të paktën një herë në vit) bëni ekzaminime sistematike, të cilat do të përfshijnë kontrollin e veshkave tuaja.
Për të gjitha promlemet me veshkat tuaja ekipi ynë i mjekëve ne departamentin e nefrologjisë është në dispozicionin tuaj. Rezervoni kontrollin apo konsultën tuaj në 00389 2 3091 484
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025