LAJMI I FUNDIT:

Klinika “Zhan Mitrev” kërkon zhbllokimin e xhirollogarive, do të ofrojë pronë si garanci

Klinika “Zhan Mitrev” kërkon zhbllokimin e xhirollogarive, do të ofrojë pronë si garanci

Klinika private “Zhan Mitrev” ka kërkuar sot zhbllokimin e xhirollogarive të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Funksionimi dhe xhirollogaritë e Klinikës Zhan Mitrev janë ende të bllokuara pasi Gjykata Penale, vetëm një ditë para seancës së parë të caktuar, ka marrë aktgjykim me vendim për bllokimin e plotë të xhirollogarive të spitalit, ndërsa prokurorja deklaroi se nuk ka përqëllim të bllokojë spitalin dhe operacionet aktuale. Në këtë rast, nëse prokurorja thotë se nuk ka ndërmend të bllokojë spitalin dhe operacionin aktual, le të kërkojë zhbllokimin e xhirollogarive. Klinika Zhan Mitrev do të ofrojë pronë si garanci”, thuhet në njoftimin e Klinikës.

Ata shtojnë se është krejtësisht i pabazuar arsyetimi i Gjykatës Penale se janë bllokuar xhirollogaritë e personave juridikë që nuk janë në interes të klinikës.


“Përkundrazi, me masat e marra dëmet i pëson funksionimi i Spitalit Zhan Mitrev, i cili është një organizatë shëndetësore me interes publik. Mirëpo, Klinika Zhan Mitrev edhe në këto rrethana dhe nën presion të tillë, me xhirollogari të bllokuar, vazhdon të punojë me pacientët e saj dhe trajtimi i asnjë pacienti nuk do të vihet në dyshim”, thonë nga Klinika./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ramabaja: Nga sot, Vetëvendosje ka shumëfish përgjegjësi, Limaj duhet të jetë kryetar i Kuvendit

Ramabaja: Nga sot, Vetëvendosje ka shumëfish përgjegjësi, Limaj duhet të jetë kryetar i Kuvendit

Politikë
Në Kongresin amerikan ​paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Në Kongresin amerikan ​paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Lajme
Limaj: Ishte qëndrim korrekt për të gjetur rrugë

Limaj: Ishte qëndrim korrekt për të gjetur rrugë

Lajme
Në 2017-ën, Vetëvendosje nuk e kishte votuar Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit

Në 2017-ën, Vetëvendosje nuk e kishte votuar Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit

Politikë
Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Lajme
I dyshuari për vrasjen e rreshterit policor, ishte dënuar për dhunim

I dyshuari për vrasjen e rreshterit policor, ishte dënuar për dhunim

Drejtësi
Kalo në kategori