LAJMI I FUNDIT:

Klinika Digjitale – cilësi e lartë, besueshmëri e plotë

Klinika Digjitale – cilësi e lartë, besueshmëri e plotë

Klinika Digjitale ka revolucionarizuar kujdesin shëndetësor duke instaluar shërbimin e Mjekut Personal, mundësuar përcjelljen dhe kujdesin e shtuar për çdo pacient përmes Kartelës Elektronike Mjekësore, duke ofruar konsultime online me mjekë specialistë të njohur kombëtarë dhe ndërkombëtarë deri tek sigurimi i mendimit sekondar për sëmundje të rënda dhe të rralla dhe trajtimin e tyre me teknologjitë më të avancuara nga mjekët dhe spitalet më të njohura sot në botë.

Klinika Digjitale është platformë shëndetësore kosovare e ndërtuar me kujdes nga kufizimet e së kaluarës dhe e përkufizuar si një sistem integrues shëndetësor i së ardhmes. Ajo vazhdon të jetë një nga projektet më vizionare, më atraktive dhe më kohezive shëndetësore të ndërmarra ndonjëherë në këtë pjesë të botës!

Ekipi profesional i Klinikës Digjitale në Kosovë dhe në SHBA, vazhdon të optimizoj, avansoj dhe përshtat përkujdesjen shëndetësore për nevojat e pacientit dhe në përputhshmëri me standardet globale për sigurinë dhe privatësinë e të dhënave të pacientit duke e bërë këtë platformë digjitale një ndër më të avansuarat në industrinë e telemjekësisë.

Për të shfrytëzuar shërbimet e Klinikës Digjitale vizitoni: www.klinikadigjitale.net

Artikull i sponzorizuar