Për nderë të 86 vjetorit të lindjes së Dritëro Agolli në Klinë, të premten është organizuar manifestimi letrar “Dita e Agollit” edicioni i parë, ku është themeluar edhe klubi letrar me emrin “Dritëro Agolli” që synon t’i grumbulloj rreth vetës krijuesit nga ky qytet.
Prezantimin e klubit letrar “Dritëro Agolli”, e ka bërë përgjegjësi i klubit Mahir Morina, ku paraqiti idenë e themelimit të këtij klubi dhe objektivat të cilat i synon.
“13 tetori i vitit 1931 do sjellte në jetë Dritëro Agollin, sot mbushën 86 vite nga ajo kohë, por kjo datëlindje na vije pa Agollin, por na sjell një lindje të re me emrin e njëjtë, Klubin letrar ‘Dritëro Agolli’. Kujtimi i Dritëro Agollit është ndjesi pozitive qe na kthehet si vetëdije kolektive dhe obligim qytetar e kulturor. Po themelojmë Klubin Letrar ‘Dritëro Agolli’ në emër të kësaj ndjesie e vetëdije, për ta filluar kryerjen e obligimit moral dhe intelektual për figurën dhe veprën kolosale të Dritëroit tonë të përjetshëm”, tha Morina.
Ai ka treguar se klubi letrar përbëhet nga 20 anëtarë të dëshmuar në fushën e letërsisë, studimeve dhe artit letrar, poezisë dhe prozës.
“Klubi letrar, përveç organizimit të këtij manifestimi letrar qe synon të mbetet tradicional, dhe kontributit në manifestimin kulturor ‘Ujëvara Fest’ po ashtu tradicional që mbahet të Ujëvarat e Mirushës, do organizoi edhe ‘mbrëmje poetike’ të cilat do prezantojnë shkrimtar të ndryshëm nga e gjithë harta shqiptare e letërsisë. Klubi letrar synon ta ketë dhe shtëpinë botuese, në kuadër të kësaj përveç botimeve të librave të rinj, ribotimin e titujve të vjetër e pse jo dhe ndonjë përkthimi, ka për qëllim të nxjerr dhe një revistë kulturore periodike, e cila do prezantonte kryesisht punën e shoqatës dhe do ishte mundësi bashkëpunimi me vende tjera dhe prezantimin e talentave të rinj”, ka thënë Mahir Morina.
Për karakterologjinë njerëzore dhe letrare të Agollit foli profesori Imer Pantina, i cili është edhe anëtar i këtij klubi letrar.
Në këtë ambient artistik gjeti vend edhe kënga Poqari nga Ilir Shaqiri, e cila është tekst-poezi e Agollit
Me poezi për Agollin u prezantuan Vilson Culaj dhe Monika Palushaj, ndërsa me një fjalë përshëndetës u paraqit krijuesi letrar Maxhun Osmanaj nga Istogu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës