Atmosfera festive e fundvitit ka mbërritur në qytetin e Klinës, ku sot u bë ndezja solemne e dritave në sheshet kryesore të qytetit.
Komuna e Klinës përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur ndezjen e dritave për festat e fundvitit.
“Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, së bashku me nënkryetaren znj. Marqe Tanushi Selmanaj, kryesuesin e kuvendit Fadil Gashi dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë ndezur dritat festive duke uruar qytetarët për shëndet, suksese dhe mbarësi në këtë fundvit”. kanë shkruar ata ndër të tjera.
Komuna ka dekoruar sheshet “Mujë Krasniqi”, “Nënë Tereza”, “Faruk Elezi” dhe “Ndue Përlleshit”, të cilat janë zbukuruar për të reflektuar frymën festive dhe për të mirëpritur qytetarët dhe vizitorët e Klinës. /Telegrafi/