Për të famshmet nuk mjaftojnë vetëm ngjarjet e mëdha të modës apo ngjarjet e rëndësishme për të qenë protagoniste me veshjen, aksesorët, detajet dhe gjithçka tjetër sa i takon pamjes së jashtme

Kylie Jenner në fakt, ka qenë gjithnjë një ikonë stilit në rrjetet sociale, sidomos në pjesën e grimit dhe kjo jo vetëm për faktin se zotëron një kompani gjigante kozmetike.


Vëmendja këtë radhë është tek thonjtë e saj!

Mjaftuan disa foto dje në Instagram që vajzat të mbanin shënim trendin e ri të manikyrit për këtë sezon. Teksa mbante në dorë një smoothie në shoqërinë e grimierit të saj, duket se përtej pijeve që dukeshin aq të shijshme, fokusin e morën thonjtë në nuancë Chrome.

Screenshot2024 05 16at11.18.56AM 048abdf8031844ceb44b8d6079508687

Kur bëhet fjalë për thonjtë, Kylie ka filluar të zgjedhë gjithnjë e më shumë versione të shkurtra ose në formë bajameje, në krahasim me modelet e mëparshme me stil.

Nëse nuk e keni provuar ende këtë trend thonjsh, ky sezon është koha e përsosur.

Nuanca duket fantastike nën efektin e diellit, pra çfarë mund të jetë më shkëlqyese dhe pranverore se kaq? Ose nëse nuk mjaftoheni me këto prova, mjafton të çoni foton e thonjve Chrome të Kylie Jenner tek estetistja juaj dhe gati për modelin më yll të stinës.

img 5046 vsco