Një nënë u trondit kur gjeti në derën e apartamentit të saj në një resort të njohur britanik, Butlin’s një shënim të çuditshëm nga fqinjët, të cilët i kërkonin që të ulte zërin për shkak të zhurmës.

Anya Rowlands ishte në pushime me fëmijën e vogël dhe u habit nga tonet pasiv‑agresive të letrës, kështu që e ndau gjithë ngjarjen në TikTok duke kërkuar mendime nga ndjekësit.


Në videon që publikoi, ajo tregoi shënimin e shkruar me dorë dhe tha se nuk e priste një gjë të tillë, sidomos duke qenë se bëhej fjalë për një vend pushimi për familje me fëmijë të vegjël.

Në letrën që gjeti ngjitur me dyert e saj, fqinjët i shkruanin se kishin trokitur disa herë, por s’kishin gjetur kënd brenda dhe kërkonin që atë mbrëmje të ulte muzikën për shkak se aty kishte qenë shumë zhurmë gjatë natës dhe u kishte shqetësuar, duke i mbajtur zgjuar për orë të tëra.

@aniellarose Am I a Karen for thinking this?? I live in a flat myself and have never had issues, considering it’s a toddler based event I wasn’t expecting this😅 #butlins #butlinsminehead #controversial ♬ original sound - Anya&Arlo🌻

Anya tha se në fakt nuk kishte ndezur muzikë të vërtetë, por kishte përdorur një pajisje me këngë për fëmijë dhe “zë të bardhë” që ndihmonte djalin e saj të flinte - zhurmë që ajo vetë e shihte si jo të fortë dhe nuk e dëgjonte mirë në dhomë.

Ajo shtoi se muri ishte shumë i hollë dhe se nuk e kishte dëgjuar zhurmën nga dhoma përballë, por për hir të fqinjëve do të ulte volumin dhe do ta mbyllte pajisjen.

Postimi i saj u bë viral dhe ndjekësit u ndanë në dy palë: disa mendonin se mesazhi ishte i tepruar, ndërsa të tjerë mbronin fqinjët që kërkonin qetësi pas orës 22:00.

Në fund Anya sqaroi se nuk kishte qenë muzikë e zakonshme, por tinguj të qetë për gjumë dhe nuk kuptonte që muret mund të ishin aq të hollë sa të dëgjohej jashtë dhomës. /Telegrafi/