LAJMI I FUNDIT:

Kjo kompani planifikon të ofrojë produktet e shëndetit dhe fitnesit përmes dronëve elektrikë

Kjo kompani planifikon të ofrojë produktet e shëndetit dhe fitnesit përmes dronëve elektrikë

Një dron mund të dërgojë porositë në të ardhmen të vitaminave ose suplementeve të tjera.

Kjo pasi që kompania udhëheqëse globale e shëndetit dhe mirëqenies GNC po bashkon forcat me Zipline për të ofruar dërgesë plotësisht elektrike me dron në tregje të zgjedhura në SHBA duke filluar nga kjo verë, përcjell Telegrafi.

E themeluar në vitin 2014, Zipline filloi dërgimin e furnizimeve urgjente të gjakut në fshatrat e largëta në Ruandë përmes dronëve elektrikë dy vjet më vonë, duke shpëtuar qindra jetë ndërsa po rritet për t’u bërë sistemi më i madh i shpërndarjes autonome në botë.


Dhe Zipline tani përfundon mbi 1000 dërgesa çdo ditë, nga vaksinat tek artikujt e tregtisë elektronike dhe ushqimet.

Kompania operon në tre kontinente (Amerika e Veriut, Afrika dhe Azia) në shtatë vende, duke punuar për të ofruar mallra për Walmart, Toyota, Pfizer, qeveritë kombëtare dhe shumë të tjerë në mbarë botën.

GNC është partneri më i fundit me Zipline pas lansimit të shërbimit të dorëzimit në të njëjtën ditë.

Alan Chester, shefi i furnizimit në GNC, komentoi partneritetin inovativ, duke thënë: “Dërgimi me dron është një mënyrë inovative për t’i bërë proceset tona të shpërndarjes dhe dorëzimit më efikas, më efektiv dhe më të shpejtë, duke përfituar përfundimisht konsumatorët tanë”.

Andaj, duke filluar nga kjo verë në Salt Lake City, Utah, GNC do të punojë me Zipline për të ofruar shpërndarje thjesht elektrike me dron për produktet e saj të shëndetit dhe fitnesit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Dhjetë detajet që duhet t'i dini para se të bleni një iPhone 16e

Dhjetë detajet që duhet t'i dini para se të bleni një iPhone 16e

Teknologji
Shefi i Apple takon Trumpin - presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook

Shefi i Apple takon Trumpin - presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook

Teknologji
Çfarë është Starlink i Elon Musk dhe si do t'ia shoh hajrin Kosova?

Çfarë është Starlink i Elon Musk dhe si do t'ia shoh hajrin Kosova?

Teknologji
Kalo në kategori