Kjo ishte oferta e Chelseat që u refuzua nga Juve

Pati spekulime nga më të ndryshmet, madje edhe se Roman Abramovich ishte i gatshëm të shpenzonte 120 milionë për blerjen e francezit.
Ndërsa tash merret vesh se oferta në të vërtetë kishte ekzistuar, mirëpo shuma e ofruar ishte më e ulët.
Sipas Gazzetta dello Sport, Chelsea kishte ofruar 62.4 milionë funte (85 milionë euro) për mesfushorin bardhezi, por Zonja e Vjetër nuk kishte dashur të dëgjojë.
Kujtojmë që më herët gjatë verës, Juve refuzoi edhe një ofertë të Barcelonës për yllin e vet. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/09/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































