LAJMI I FUNDIT:

Kjo ishte arsyeja që francezët ngatërruan himnin e Shqipërisë

Kjo ishte arsyeja që francezët ngatërruan himnin e Shqipërisë

Një lëshim i madh ka ndodhur para fillimit të ndeshjes Francë – Shqipëri.

Organizatorët e këtij takimi nuk e kishin lëshuar himnin shqiptar, por atë të Andorrës gabimisht.

Kjo bëri që futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë të refuzonin të fillonin ndeshjen pa u lëshuar himni shqiptar.


Por mediumi francez RMC Sport ka zbuluar edhe arsyen pse ndodhi ky lëshim nga organizatorët e takimit.

Gafë e rrallë, francezët ngatërrojnë himnin kombëtar dhe Shqipëria nuk fillon ndeshjen
Lexo po ashtu Gafë e rrallë, francezët ngatërrojnë himnin kombëtar dhe Shqipëria nuk fillon ndeshjen

Federata e Futbollit të Francës ia ka besuar një kompanie organizimin e ndeshjes, ndërsa faji ka qenë tek organizatorët.

Ata kanë pranuar në email dy himnet, atë të Shqipërisë dhe Andorrës, që Franca do ta luaj ndeshjen me ta më 10 shtator.

Këtu ka ndodhur ngatërresa e himnit dhe kaq ka mjaftuar që ky lëshim i tyre të bëjë jehonë në gjithë botën, pasi gjitha mediat ndërkombëtare kanë shkruar për rastin.

Gjithsesi spikeri i stadiumit, stafi i Kombëtares së Francës dhe zyrtarët e FFF-së i kanë kërkuar falje tifozëve shqiptarë, lojtarëve, stafit dhe drejtuesve të FSHF-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit kanë zbuluar se Diogo Jota po përdor një emër të ndryshëm nga ai i vërtetë

Tifozët e Liverpoolit kanë zbuluar se Diogo Jota po përdor një emër të ndryshëm nga ai i vërtetë

Premier League
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Transformimi i Dani Ceballos filloi në 3398 metra mbi nivelin e detit: Nga maja e Veletas deri në mbretërimin në Etihad

Transformimi i Dani Ceballos filloi në 3398 metra mbi nivelin e detit: Nga maja e Veletas deri në mbretërimin në Etihad

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori