Kjo formulë dashurie fiton çmimin Nobel: Si ta gjeni partnerin ideal?
Më 1962, dy shkencëtarë zhvilluan një formulë dashurie, se si burra dhe gra të ndryshëm mund të formonin çifte harmonikë.
Kjo formulë u përfundua nga një shkencëtar i 3-të, i cili fitoi edhe çmimin Nobel në 2012-ën.
Kështu, më poshtë ju mund të zbuloni se si të gjeni partnerin ideal.
Merrni një letër dhe ndajeni në 2 kolona. Në kolonën e parë shkruani 5 gjëra që partneri potencial duhet t’i ketë. Tek tjetra, 5 të tjera që s’do t’i duronit dot tek ai.
Zgjidhni personin që ju duket më tërheqës, bazuar nga çfarë listuar më sipër. Ndoshta fati është me ju dhe do ta gjeni menjëherë. Pjesa tjetër e rëndësishme është që ju të përshtateni me tiparet e tij.
Nëse refuzoheni nga personi që zgjodhët., zgjidhni tjetrin që pëlqeni dhe ka shumicën e tipareve që doni.
Zgjidhni atë i cili ka të paktën 75% të karakteristikave që doni ju. Propabiliteti është që edhe nëse pasioni vdes, dashuria e përbashkët të jetojë. Mos u ndikoni nga presionet e jashtme.
Sekreti i kësaj formule qëndron tek përputhja e kërkesave për të dy palët. Një burrë krijon një lidhje vetëm me një grua që është tërësisht e interesuar tek bashkimi i tyre.
/Telegrafi/


































