Kjo është receta e parapëlqyer e dukeshës Meghan Markle

Kush thotë që femrat e familjes mbretërore nuk dinë të përdorin garuzhdën?
Gjella e parapëlqyer e Meghan Markle përmban vetëm disa përbërës të thjeshtë, mirëpo, pos kësaj, është shumë e shëndetshme dhe përgatitet lehtë, transmeton Telegrafi.
Në librin e vet ajo ka treguar mjaft receta të reja dhe të shëndetshme për ushqime të ndryshme, mirëpo këtë e ka theksuar si njërën ndër më të parapëlqyera të cilat shpesh i përgatit në shtëpinë e saj.
Përbërësit për këtë gjellë janë:- 2 speca djegës të gjelbër, të pastruar nga farat;- ¼ e filxhanit majdanoz të grirë;- 3 lugë jogurt;- lëng nga 2 limonë;- 4 thelpinj hudhra;- 1 avokado, e pastruar nga gëzhojat;- 4 lugë majonezë (sipas shijes);- kripë;- piper.
Të gjithë përbërësit, pos majonezës, qitni në blender dhe përzieni.
Provoni dhe, nëse është e nevojshme, shtoni diçka sipas shijes suaj.
Shtoni majonezën, nëse dëshironi dhe përzieni, pastaj qitni në një enë në të cilën do ta shërbeni.
/Telegrafi/








































