LAJMI I FUNDIT:

Kjo është gjendja në shkollën “Ismail Qemajli” në Prishtinë

Kjo është gjendja në shkollën “Ismail Qemajli” në Prishtinë

Shkolla fillore “Ismail Qemajli” në Prishtinë, duket aspak në gjendje të mirë.

Kjo po tregohet nga qytetarët. Shpend Lila ka postuar disa fotografi ku shihen banka të demoluar të shkollës dhe inventar i vjetër në këtë shkollë.

“Ndoshta e tepruam pak me punën e flamurit. Të kthehemi pak të problemet e përditshme të qytetarëve. Kjo është gjendja në shkollën “Ismail Qemali”, e cila njihet ndër më të mirat në Prishtinë. Shkollë, e cila ndër të tjera lëshon me qira fusha të tenisit e basketit. Ku i çon ato para kjo shkollë, nëse jo për te mirën e nxehëseve, Komuna e Prishtinës?”, ka reaguar Lila në Facebook duke etiketuar faqen zyrtare te Komunës së Prishtinës në postimin e tij.