Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka finalizuar listën e saj prej 110 kandidatëve për deputetë, me të cilët do të garojë në zgjedhjet e përgjithshme më 28 dhjetor.

PDK do të paraqitet me numrin 130 në fletëvotim, që sipas partisë simbolizon fitore dhe zhvillim.


“130 është numri i bashkimit për Kosovën. Është numri i stabilitetit, normalitetit dhe zhvillimit ekonomik. Është numri i drejtimit të sigurt dhe rrugës evropiane për vendin tonë. 130 është numri i fitores!”, shkruhet në postimin e partisë.

Lista përfaqëson një kombinim të energjisë së re dhe përvojës, me mbi 50 kandidatë që garojnë për herë të parë.

PDK thekson se “kjo listë sjell profesionalizëm dhe qasje moderne në politikë, duke përfaqësuar të gjitha komunat dhe komunitetet e Kosovës.”

telegrafi.com

Sipas tyre, përfaqësimi gjinor është një tjetër pikë kyçe e listës, me 37 gra që tejkalojnë kuotën gjinore, duke dëshmuar angazhimin për një përfaqësim gjithëpërfshirës.

"Kandidatët vijnë nga profesione të ndryshme, duke përfshirë profesorë, doktorë, ekonomistë, gazetarë, diplomatë, juristë, inxhinierë, ekspertë të sigurisë dhe sipërmarrës".

“Me këtë listë të balancuar dhe të fuqishme, PDK hyn në garë me bindjen se Kosova meriton qeverisje të përgjegjshme, të aftë dhe të orientuar drejt rezultateve,” thuhet më tej në komunikatën e partisë.

PDK fton qytetarët që më 28 dhjetor ta japin besimin e tyre për numrin 130, duke mbështetur vizionin për një Kosovë më të zhvilluar dhe të bashkuar, raporton Telegrafi.

  1. Bedri Hamza
  2. Uran Ismaili
  3. Vlora Çitaku
  4. Enver Hoxhaj
  5. Arben Mustafa
  6. Besa Kabashi Ramaj
  7. Rrahman Rama
  8. Eman Rrahmani
  9. Sala Jashari
  10. Kujtim Gashi
  11. Jakup Nura
  12. Ganimete Musliu
  13. Blerta Deliu Kodra
  14. Xhavit Haliti
  15. Përparim Gruda
  16. Ferat Shala
  17. Elmi Reqica
  18. Ariana Musliu Shoshi
  19. Fadil Demaku
  20. Altin Krasniqi
  21. Eliza Hoxha
  22. Besim Hasani
  23. Arbnore Salihu
  24. Besim Ilazi
  25. Besianë Musmurati
  26. Rashit Qalaj
  27. Idriz Vehapi
  28. Hajdar Beqa
  29. Antigona Berisha
  30. Arian Tahiri
  31. Gazmend Maliqaj
  32. Riad Rashiti
  33. Aurorë Osmani Buca
  34. Çelë Gashi
  35. Xhevahir Geci
  36. Luljeta Veselaj Gutaj
  37. Fitim Selimi
  38. Visar Korenica
  39. Drita Kadriu
  40. Genc Prelvukaj
  41. Arbënesha Kuqi
  42. Nait Hasani
  43. Melihate Basholli Latifi
  44. Ilir Murtezaj
  45. Lulzim Aliu
  46. Shqipe Krasniqi
  47. Shkumbin Demaliaj
  48. Amir Ahmeti
  49. Skender Ukaj
  50. Muzafer Shala
  51. Afërdita Saramati
  52. Gëzim Qerimi
  53. Bernard Tahirbegolli
  54. Adonjeta Zymberi Selmani
  55. Burim Bajrami
  56. Kosovare Mursej
  57. Hamdi Muhameti
  58. Adem Morina
  59. Bashkim Gllareva
  60. Besa Ismail Ahmeti
  61. Lulzim Rustemi
  62. Arta Pantina
  63. Sylëman Berisha
  64. Salih Dvorani
  65. Besart Ymeri
  66. Ramize Shala
  67. Hisen Berisha
  68. Arben Gega
  69. Adelina Gashi
  70. Adriatik Berisha
  71. Albulena Saliuku
  72. Agim Fejzullahi
  73. Aulonë Syla
  74. Hafiq Drenica
  75. Artan Beharmi
  76. Sami Hoti
  77. Shahin Dervishaj
  78. Jona Hoxhaj
  79. Musli Gucati
  80. Arianit Collaku
  81. Arita Krasniqi
  82. Adnan Thaçi
  83. Selver Xhelili
  84. Besarta Nurçaj Osmanaj
  85. Mentor Ismaili
  86. Adrijana Latifi
  87. Xhemshit Krasniqi
  88. Ditjona Stavovci
  89. Fetah Paçarizi
  90. Haxhi Raci
  91. Leutrim Retkoceri
  92. Avni Hasallari
  93. Antigona Gashi
  94. Izmir Zeqiri
  95. Adnan Sogajeva
  96. Jehona Jashari Miftari
  97. Agron Paçarizi
  98. Valentina Leka Gashi
  99. Isak Neziri
  100. Mergim Lushtaku
  101. Linda Nebiu
  102. Sylë Muriqi
  103. Qëndrim Kryeziu
  104. Bekim Sopaj
  105. Vlora Pireva
  106. Mustafë Krasniqi
  107. Dafina Broqi
  108. Diana Shehu Devaja
  109. Bekim Haxhiu
  110. Abelard Tahiri