LAJMI I FUNDIT:

Kjo është deklarata e Policisë së Kosovës për sulmin ndaj Kuvendit

Kjo është deklarata e Policisë së Kosovës për sulmin ndaj Kuvendit

Policia e Kosovës ka dalë sot me një njoftim për media lidhur me sulmin e mbrëmshëm në Kuvendin e Kosovës. Policia njoftoi se janë gjetur dëshmi relevante lidhur me sulmin.

Më poshtë mund ta gjeni komunikatën e plotë të Policisë së Kosovës:

“Ju informojmë se me datë 04.08.2016, rreth 23:05 në Prishtinë, rruga “Agim Ramadani”, ka ndodhë një sulm me mjet shpërthyes ndaj objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.


Policia e Kosovës me njësitet  e saj, duke përfshirë edhe ato të specializuara ka reaguar menjëherë duke ndërmarr veprime të shpejta operacionale dhe hetimore lidhur me rastin.

Si rezultat i angazhimeve profesionale policore, përveç sigurimit të vendit të ngjarjes është arrit që gjatë operacionit për identifikim të të dyshuarve dhe sigurimit të provave që mund të qojnë në zbardhjen e rastit janë gjet dëshmi relevante si një mjet për hedhjen e predhave me të cilën dyshohet se është kryer sulmi ndaj ndërtesës së Kuvendit të RKS-së, pastaj Policia ka arrit që në rrugën ‘1 tetori’ ta gjej një motoçikletë e cila ishte duke u djegur dhe shishe molotovi, që dyshohet se mund të jenë përdorur nga të dyshuarit.

Si pasojë e këtij sulmi nuk ka pasur raportime për ndonjë person të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në murin e ndërtesës së Kuvendit të RKS-së, janë dëmtuar disa dritare, disa vetura zyrtare të cilat kanë qenë të parkuara në parking etj.

Policia është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevant në rast për të zbardhur këtë sulm dhe sjelljen para drejtësisë të kryesve të tij”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia del me raport, 14 vrasje për nëntë muaj, rritje e dhunës në familje dhe rritje e gjobave në trafik

Policia del me raport, 14 vrasje për nëntë muaj, rritje e dhunës në familje dhe rritje e gjobave në trafik

Lajme
AVONET: Dënojmë dhunën e Policisë ndaj gjashtë të rinjve në Vushtrri, hetim urgjent dhe llogaridhënie

AVONET: Dënojmë dhunën e Policisë ndaj gjashtë të rinjve në Vushtrri, hetim urgjent dhe llogaridhënie

Lajme
Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK

Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK

Lajme
Kos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajtohen

Kos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajtohen

Lajme
Organizoi tentimvrasjen e dy personave, i dyshuari ekstradohet nga Spanja në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie

Organizoi tentimvrasjen e dy personave, i dyshuari ekstradohet nga Spanja në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie

Lajme
Gjobitet shoferi me 400 euro gjobë, pikë negative e masë mbrojtëse, drejtoi veturën me fëmijë në prehër

Gjobitet shoferi me 400 euro gjobë, pikë negative e masë mbrojtëse, drejtoi veturën me fëmijë në prehër

Kronika e Zezë
Kalo në kategori