Mbrojtësi i Romës, Rick Karsdorp, i është shmangur dënimit pas reagimit të ashpër të tij ndaj gjyqtarit Massimiliano Irrati pas bilbilit të fundit në humbjen ndaj Napolit.
Holandezi 27-vjeçar u përball me zyrtarin në fund të takimit për shfaqjen e kartonit të kuq ndaj një anëtari të stafit të Jose Mourinhos. Dyshja ranë në kontakt dhe Irrati me sa duket shkeli në këmbën e Karsdorp, duke e zemëruar atë. Mbrojtësi i Giallorossëve ka reaguar duke shtyrë arbitrin dhe duke shprehur verbalisht zhgënjimin e tij.
Trupi gjykues i Serie A njoftoi dënimet për raundin e ndeshjeve të kësaj fundjave dhe incidenti i Karsdorp nuk u përfshi, duke sugjeruar që Irrati nuk ka shkruar për incidentin në raportin e tij pas ndeshjes.
Mbrojtësi holandez i është shmangur ndëshkimit dhe do të mund të marrë pjesë në ndeshjen e ardhshme të Romës kundër Hellas Veronës më 31 tetor.
Karsdorp është një lojtar i rregullt në skuadrën e Romës së Jose Mourinhos dhe së fundmi është kthyer nga një lëndim mensike, një lëndim që e detyroi atë të humbasë pesë ndeshje në Serie A dhe Ligën e Evropës. /Telegrafi/
#GiudiceSportivo #SerieA: squalifica e multa per #Muriel e niente per #Karsdorp. #Fiorentina–#Inter, nulla da segnalare https://t.co/K0t4mjeNQN
— calciomercato.com (@cmdotcom) October 25, 2022