Shkrimtari i njohur nga India, Salman Rushdie, është lënduar pasi është therur me thikë derisa po mbante një fjalim në Chautauqua, afër Buffalo, New York.
Shkrimtari u sulmuar derisa po ngjitej në skenë në eventin CHK 2022. Ai mori pjesë në një event në Shtetet e Bashkuara, që po konsiderohet si shtëpia e shkrimtarëve dhe artistëve të persekutuar, dhe që ua jep mundësinë atyre të shprehen.
Rushdie më herët ishte kërcënuar për shkak të shkrimeve të tij, e libri i tij “Vargjet Satanike” shkaktuan protesta të mëdha në vitin 1988, transmeton Telegrafi.
Librin Vargjet Satanike, kishte rezultuar me luftë kulturore të nisur në vitin 1988. Këtë libër Pakistani e kishte ndaluar, ndërsa Ayatollah Homeini në shkurt të viti 1989 kishte kërkuar dënim me vdekje për Rushdie.
Homeini kishte kërkuar vdekjen e Rushdie, kurse myslimanëve u bëri thirrje që ta vrasin kudo që ta takojnë. /Telegrafi/