Në javën e parë të muajit nëntor 2024, O. K., ishte dorëzuar institucioneve të sigurisë në Kosovë, shumë vite pasi kishte udhëtuar drejtë Sirisë për të marrë pjesë në konfliktin atje.
Sot më 16.01.2025, Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ndaj të njëjtit është ngritur aktakuza në lidhje me organizimin dhe pjesëmarrje në grup terrorist.
Prokuroria ka njoftuar se, pas mbledhjes dhe analizimit të provave personale dhe materiale, ka vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë se i pandehuri O. K., që nga janari 2013, i është bashkuar dhe ka marrë pjesë në veprimtarin e grupit terrorist “Al Nusra”, në rrethinën e qytetit të Damaskut, në shtetin e Sirisë.
Gjithmonë sipas njoftimit, O. K. dyshohet edhe se kishte ndërmarrë veprime konkrete të caktuara nga udhëheqësit e kësaj organizate, andaj, me këto veprime ka kryer veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grup terrorist.
“Po ashtu, Prokurori i Shtetit, ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor, duke e dënuar sipas Kodit Penal dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim e këtij rasti penal”- thuhet në njoftimin e PSRK-së.
O. K., ishte në mesin e qindra kosovarëve të cilët i ishin bashkuar zonës së konfliktit në Siri para vitit 2020, ndërsa sot, më 06.11.2024, i njëjti është dorëzuar te autoritetet e Kosovës, ndërsa Prokuroria Speciale i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë e që më tutje do të vazhdohet edhe me procedurat tjera ligjore.
Bashkë me O. K., tashmë janë kthyer edhe gruaja e tij dhe dy fëmijë të cilët do t’i nënshtrohen procedurave nga ana e institucioneve të vendit.
“Siç duket dikush ka punuar më shumë me të”- ishte rrëfimi i babait të O. K., që kishte dhënë tri vite më parë për emisionin Kallxo Pernime.
Diku mes viteve 2012-2013, 33-vjeçari, O. K., në atë kohë kishte marrë rrugën drejtë Sirisë.
Në atë kohë, babai i tij, A. K., kishte dëgjuar fjalë nga disa të afërm të tij për shkuarjen e djalit të tij në zonat e konfliktit, por nuk i kishte besuar deri sa kishte pranuar një mesazh në telefonin e tij.
“Ma ka lyp hallallin me një mesazh”– rrëfente babai i tashmë 36-vjeçarit deri sa shton se menjëherë kishte njoftuar institucionet e sigurisë.
“Unë vonë kam marrë vesh fatkeqësisht, ai ka shku përmes Shqipërisë edhe pse e kam informu menjëherë policinë për këtë rast që mos me i ndodh edhe dikujt tjetër. Kam degju që ka shku, e kam pasur një mesazh ma ka lyp hallallin dhe 6-7 muaj nuk kam pasur kontakt. Kam qenë i irrituar, djali i vetëm, i mirë i meqëm katër gjuhë i ka ditë, por fatkeqësisht dikush ka punu me të më shumë se unë edhe shteti jem” – rrëfente A. K.
Ai vazhdon të tregoj se fati i keq ka qenë që nuk kishte parë ndonjë sjellje nga ana e djalit të tij.
“Fati i keq është që unë nuk kam pa shenja, ndoshta një shenjë e vogël pati nisur mu falë, por për mua ka qenë normale dhe pse vetë nuk jam falë. Në ramazan nuk vijke me hangër buk me ne, pata kërku prej tij i pata thanë mu kthy në rrugë të Zotit, më ka thënë ‘cila është rruga e Zotit’, i kam thanë prindi, më ka thanë a mos me u falë, i kam thënë me u fal po, pastaj krisi kjo çka krisi por nuk kam pas informacione as unë as nëna e tij”, vazhdon rrëfimin babai i tij.
A.K., për vite me radhë e dinte djalin gjallë por nuk e dinte saktë vendndodhjen e tij.
Ai kishte kërkuar disa herë nga ana e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë që ta ndihmojnë në kthimin e djalit të tij.
Madje babai shprehet se djali i tij ishte i gatshëm të përballet me drejtësinë por me një kusht.
“Sot po kërkoj me i pru fëmijët dhe nusen, e djali vjen vet pastaj. Ai është deklaru që nuk do të ketë problem dhe se do të përballet me drejtësinë, pengesë që nuk është kthyer ai është se gruaja dhe fëmijët nuk kanë dokumentacion. Ai ka shkuar atje që 9 vite por me një fjalë nuk është ai që ka qenë, Ai që ka shku nuk është sot, është djali që ka qenë para se me shku në Siri”- rrëfente babai i O. K.
Përgjatë një komunikimi O. K., pranonte se ishte i gatshëm të përballej me drejtësinë për shkuarjen e tij në Siri por se nga institucionet kërkonte garancion se do t’i pranonin gruan dhe dy fëmijët e tyre.
Pas shkuarjes në Siri O. K., kishte thënë se kishte arritur qe të dilte nga zona e konfliktit përmes rrugëve ilegale dhe tani ka ardhur në Kosovë.
Institucionet e Kosovës siç mëson KALLXO kishin konsideruar se i njëjti nuk paraqet rrezik dhe se i njëjti pas dorëzimit te autoritetet do të nisin proceset ndaj të njëjtit.
Fillimisht ai do të nis të procedohet penalisht për vepra penale të cilat i vihen në barrë për pjesëmarrje në luftëra të huaja.
Aktualisht Departamenti për Siguri, Drejtoria Kundër Terrorizmit dhe Prokuroria Speciale janë duke u marrë me rastin. I njëjti pritet qe të hyjë edhe në proceset e riintegrimit sikurse edhe të tjerët që janë rikthyer nga zonat e luftës.
Kujtojmë se në vitin 2019, 110 kosovarë prej tyre 34 gra, 4 burra dhe të tjerët fëmijë ishin rikthyer në Kosovë.
Gratë e fëmijët u trajtuan me programe rehabilituese dhe riintegruese duke ju ofruar të njëjtëve shkollim e trajnime për t’i bërë pjesë të shoqërisë./Kallxo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB ka ngritur kallëzim penal kundër katër personave nga Ndërmarrja Komunale Strumicë, për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

KSHPK: Vendimi për Stojanovskën do të publikohet në ueb faqen tonë

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania