Paris Saint Germain është ndalur në një barazim zhgënjyes 1-1 nga Clermont në Parc de Princes.

Portieri italian i PSG-së, Gianluigi Donnarumma, është kapur në kamera duke u debatuar me gjyqtarin e katërt për ndalesat e bëra nga Clermont. 'Kjo është ajo që më thua?'


Reprezentuesi italian po fliste me gjyqtarin e katërt pas barazimit zhgënjyes 1-1 në shtëpi me Clermont Foot në Ligue 1.

Mysafirët në fakt kishin kaluar në epërsi me një përpjekje të devijuar të Habib Keita dhe për PSG-në shifrat i barazoi Goncalo Ramos pesë minuta para fundit të ndeshjes.

Donnarumma ishte i zemëruar që u dhanë vetëm katër minuta kohë shtesë, por u zemërua pozitivisht me përgjigjen që mori nga gjyqtari i katërt.

“Kishit 90 minuta për të fituar ndeshjen”, i tha gjyqtari gjë që bëri Donnarumma të zemërohet edhe më shumë.

“Është shumë serioze që më thua mua. Unë pyes pse u dhanë vetëm katër minuta dhe këtë më thoni? Jo, kjo është vërtet serioze", u shpreh Donnarumma me tone të ashpra.

Gjithsesi debati mes dyshes vazhdoi, derisa PSG tani në mesjavë do të takohet me Barcelonën në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app