Zëvendësministri i Administratës së pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka thënë se nuk e ka zakon të merret me familjarët e kundërshtarëve politik, pa marrë parasysh implikimet që mund të kenë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj shkrimit të publikuar në media ku thuhet se babi i zëdhënësit të komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqit ka dhënë leje për ndërtimin e kishës ortodokse në tokën e UP-së.
Gecaj ka theksuar se kishën në Prishtinë e nisi Millosheviqi, po e vazhdon Vuçiqi me lejen e dhënë nga Vraniqi.
Postimi i plotë:
“KISHA E VRANIQIT
Nuk e kam zakon që të merrem me familjarët e kundërshtarëve politik, pa marrë parasysh implikimet që mund të kenë. Por, pasi e pash në Gazetën Express, dokumentin e nënshkruar nga prindi i zëdhënësit të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV), i cili si pjesë e regjimit të Millosheviqit ka nënshkruar leje për ndërtimin e Kishës në tokën e UP-së, më shkuan në mendje tri gjëra:
Së pari, sulmet e tmerrshme verbale të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosje ndaj familjarëve të dhjetëra politikanëve në Kosovë, si dhe sulmet me molotovë të Brigadave të Kuqe të tyre, mbi shtëpitë e banimit e makinat e familjarëve, në emër të patriotizmit të rrejshëm, duke akuzuar të gjithë të tjerët për tradhëti!
Së dyti, u çudita me faktin se prindërit e një pjesë të madhe të lidershipit të LAV dhe atyre në Komunë, kanë mbajtur pozita të larta udhëheqëse në regjimin e kaluar, dhe shumë prej tyre edhe në regjimin e Millosheviqit.
Dhe së fundi, më ra ndërmend edhe një fjali patetike e Glauk Konjufcës në seancën e fundit të Kuvendit, i cili thoshte se “Kishën në Prishtinë e ka nis Millosheviqi, po e vazhdon Vuqiçi”. Kjo nuk është aspak e vërtetë, por, nëse Glauku e ka ndërmend të vazhdojë me qasjen konfrontuese dhe përpjekjen për nxitje të tensioneve, duhet që së paku, qoftë edhe për hir të rimës, tash e tutje të thotë se “Kishën në Prishtinë e ka nis Millosheviqi, po e vazhdon Vuqiçi, me lejen e dhënë nga Vraniqi”.(sic)./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës