Me ligjin e ri të pagave, Mjeku Specialist në Kosovë paguhet 1,195 euro.
Një pjesë e kirurgëve e kanë braktisur grevën, ndërsa një pjesë tjetër vazhdon të insistoj në koeficientin tetë.
E në ministrinë e Shëndetësisë, thonë se janë duke punuar për arritjen e një marrëveshje me ta.
Edhe pse ligji i ri pagave i cili u miratua këtë të shtunë, u siguronte profesionistëve shëndetësor dyfishim të pagave, kirurgët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po vazhdojnë të mbajnë grevë.
Përfaqësuesi i grevistëve Arbër Morina, thotë se nuk janë të kënaqur me kategorizimin që u është bërë dhe do të vazhdojnë me grevë derisa kërkesat e tyre të realizohen.
“Koeficienti 8 [i barasvlefshëm me 1,912 euro] kishte me qenë i kënaqshëm për specialistët e Kosovës, pa përjashtim terciar, sekondar apo primar. Mirëpo nuk është vetëm koeficienti 8, vlera financiare e të cilit kishte me plotësua jetën e kirurgut, por është edhe dinjiteti dhe respekti që do të fitonte kirurgu në shoqëri”, deklaroi Arbër Morina.
Greva është ndërprerë nga kirurgët e spitaleve rajonale, si dhe nga kirurgjia torakale dhe klinika e ortopedisë. Megjithatë sipas Morinës, të gjitha klinikat e tjera kirurgjike janë duke vazhduar grevën.
Ndërsa, këshilltari i Ministrit të Shëndetësisë, Albatrit Matoshi tha që po punohet për arritjen e një marrëveshje mes Ministrisë dhe kirurgëve në mënyrë që të ndërprehet greva.
“Ne do të vazhdojmë bisedimet edhe me kirurgët që janë në grevë, dhe gjatë këtyre ditëve shpresojmë që të arrijmë një marrëveshje që edhe ata t’i kthehen punës dhe të merren me rastet që janë mbledhur në klinikat e tyre”, deklaroi Albatrit Matoshi – këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë.
Në të gjitha klinikat ku po vazhdon të mbahet grevë, po trajtohen vetëm rastet emergjente. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame