Kiribatu dhe Vanuatu janë pranuar në Interpol pas votimit të Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate.

Ky njoftim është bërë në faqen e Interpolit në Twiiter. Me këto dy anëtarësime arrin në 194 numri i shteteve anëtare të Interpolit.


Ndryshe Kosova ka dështuar të pranohet  në këtë organizatë ndërkombëtare.

Në raundin e dytë Kosova mori  68 për, 51 kundër dhe 16 abstenime.

Për t’u anëtarësuar në Interpol Kosovës iu kanë dashur 2/3 e votave të shteteve anëtare të pranishme në Asamble. /kp/Telegrafi/