LAJMI I FUNDIT:

KIPRED: Shteti ka dështuar në parandalimin e islamit radikal

KIPRED: Shteti ka dështuar në parandalimin e islamit radikal

Institucionet e Kosovës dhe partitë politike kanë dështuar në parandalimin e radikalizmit islam, edhe pse e kanë pasur obligim ligjor.

Kështu u tha sot gjatë prezantimit të raportit me temë “Çfarë ndodhi me shqiptarët e Kosovës: Roli i religjionit në identitetin etnik në periudhën e shtet- ndërtimit” nga KIPRED.

Hulumtuesi në KIPRED, Agon Demjaha tha se pas luftës për fat të keq po prejudikohet islami radikal.


Kryeshefi ekzekutiv në KIPRED, Lulëzim Peci tha se ky hulumtim ka për qëllim të analizojë ndikimin e islamit dhe krishterimit në identitetin etnik të shqiptarëve të Kosovës, të identifikojë ndërrimet e identitetit që janë shfaqur gjatë periudhës së shtetndërtimit.

Peci tha se ligji për bashkësitë fetare duhet të miratohet sa më shpejt që të jetë e mundur, i cili duhet të përcakton vendin e këtyre bashkësive në rendin sekular kushtetues të Kosovës, si dhe llogaridhënien e tyre financiare, transmeton KP.

Institucionet qeveritare dhe udhëheqësit politik duhet që të prezantojnë një diskurs të përbashkët publik, i cili do të promovonte identitetin sekular dhe bashkëjetesën fetare në mesin e shqiptarëve të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Kalo në kategori