LAJMI I FUNDIT:

KIPRED prezanton shembujt e Suharekës dhe Podujevës kundër ekstremizmit

KIPRED prezanton shembujt e Suharekës dhe Podujevës kundër ekstremizmit

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) organizon tryezën e rrumbullakët në të cilën do të prezantohet Raporti i Politikave “Parandalimi i Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm: Mësimet nga Shembujt Pozitivë të Komunave të Podujevës dhe Suharekës”.

Tryeza mbahet sot nga ora 11:00.

Komunat e Podujevës dhe të Suharekës janë shembujt më pozitivë në Kosovë në parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, dhe prej tyre mund të nxirren mësime të dobishme për trajtimin e kësaj problematike në nivelin lokal dhe në atë nacional.


Për këtë arsye, dhe me qëllim të dekonstruktimit të ndërlidhjes së parametrave socio-ekonomik me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, në këtë punim, fillimisht janë analizuar të dhënat socio-ekonomike të këtyre komunave, dhe ato janë trajtuar në mënyrë krahasimore me të dhënat socio-ekonomike të komunave me nivelin më të lartë të rasteve të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë, domethënë, me ato të Kaçanikut dhe të Hanit të Elezit.

Më pas, është analizuar roli i udhëheqësve komunal, i partive politike, Policisë së Kosovës, bashkësive komunale islame, mediave dhe shoqërisë civile të komunave të Podujevës dhe Suharekës në parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dhe është nxjerrë një numër i përfundimeve dhe rekomandimeve përkatëse.

Ky raport i politikave është pjesë e programit të Konzortiumit të OJQ-ve (ATRC, KIPRED, BIRN, SPRC, KCBS dhe D+) “Me Demokraci Pjesëmarrëse për një Kosovë pa Radikalizëm”.

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori